E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyten qindra hektarë tokë në Lezhë dhe Kurbin

Foto Arkiv Lezhë, 20 Dhjetor, 11:40, NOA - Përmbytje të shumta në Lezhë dhe Kurbin. Në situatë alarmante janë sot me dhjetëra banorë të fshatrave të këtyre rretheve. Tokat e tyre të mbjella me grurë dhe me zarzavate të stinës janë nën ujë. Shirat e rënë ditën e fundit kanë përmbytur tërësisht ultësirën e Lezhës.

Kështu në rrethin e Lezhës janë të përmbytura janë 200 ha tokë në komunën Balldre, edhe në Zejmen gjenden 200 ha të përmbytura. Ndërsa në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit janë plot 400 ha tokë të përmbytura.

Fshatarët ankohen se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme për të shpëtuar të mbjellat e tyre, askush nga Qarku apo Prefektura e Lezhës nuk jep shpjegime ku shkojnë fondet e emergjencës në një zonë kaq problematike si Lezha e Kurbini në stinën e dimrit.

a.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›