58-vjeçari mbajti prostitutën në motelin e tij

18/05/2005 Policia arreston Skënder Kaftirën. 21-vjeçarja D.N.: Shkoja vetë në motel
TIRANË- Një vit e pesë muaj zgjati "karriera" e prostitutës 21-vjeçare me inicialet D.N., e cila shkoi me dëshirë në motelin "Drilon", pronë e 58-vjeçarit Skënder Kaftira. Dje në mëngjes, uniformat blu të Antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i vunë pranga pronarit me origjinë nga Korça, nën akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit", ndonëse nga marrja në pyetje e vajzës 21 vjeçe, rezultoi se ajo kishte shkuar me dëshirë. Pronari dhe prostituta ndanin fitimet dhe vajza furnizonte familjen me këto të ardhura. Moteli, sipas burimeve policore, ndodhet në rrugën "Naim Frashëri".
Arrestimi
Për 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra, 21-vjeçarja nga Tirana ushtronte aktivitetin e prostitutës në motelin "Drilon" në Tiranë, ndërsa dje është arrestuar nga agjentët e Antitrafiqeve pronari i saj. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë se pas disa informacioneve të mbërritura në rrugë operative, është arritur të vihet nën pranga pronari i motelit, Skënder Kaftira, ndërsa vetë adoleshentja ka pohuar se e ushtronte këtë aktivitet me dëshirën e saj. Nga burime të Antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mësohet se edhe pse e arrestuara, e cila ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, tashmë ka dhënë deklaratën e saj para inspektorëve e agjentëve të Antitrafiqeve, është duke u hetuar për mundësinë e implikimit të femrave të tjera në aktivitetin e prostitucionit në këtë lagje.
Përfitimi
Klientela e D.N., sipas ekspertëve ishte e një shtrese të varfër e mesatare, ndërsa ajo nuk e përfitonte të gjithë shumën e përcaktuar, pasi linte një pjesë të saj në xhepin e pronarit të motelit. Pjesa tjetër i kalonte vetë prostitutës, familja e së cilës, sipas burimeve policore, nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike. Menjëherë pas arrestimit të pronarit të motelit, sipas policisë, prindërit e të afërmit e tjerë të 21-vjeçares janë paraqitur në dyert e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë kërkuar informacione të mëtejshme.