Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes që të mbetet prapa
18/05/2005 Kongresi amerikan rezolutë për Shqipërinë
Dhomat e Kongresit amerikan kanë nisur dje shqyrtimin e rezolutës për Shqipërinë, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara i shohin zgjedhjet e korrikut në Shqipëri si një faktor qendror për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se ato kanë rëndësi jetike për integrimin euroatlantik të vendit. Në senat, projekt-rezoluta u paraqit nga senatori Sam Brounback i shumicës republikane dhe senatorja Hillary Clinton e pakicës demokrate, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Në projekt-rezolutë vihet në dukje se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 2001 dhe ato lokale, që janë mbajtur në atë periudhë dhe më pas, sipas OSBE-së dhe vëzhguesve të tjerë, nuk i kanë plotësuar standardet e Dokumentit të Kopenhagës dhe kërkohet që si një nga 55 anëtaret e OSBE-së, Shqipëria duhet t’i zbatojë angazhimet konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjithashtu pranohet se Qeveria e Shqipërisë e ka përmirësuar kuadrin zgjedhor dhe ligjor, si edhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe korrekte dhe forcat politike kanë miratuar Kodin e Sjelljes, angazhim të cilin sipas projektit, Kongresi e mbështet. Forcave politike dhe të gjithë zyrtarëve të zgjedhjeve në Shqipëri u kërkohet të zbatojnë ligjet e zgjedhjeve dhe t’i kryejnë veprimtaritë e tyre në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke u dhënë mundësinë vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas që të mund të ndjekin lirisht dhe pa pengesa procesin zgjedhor, përfshirë fushatën, kandidatët, shtypin, votimin dhe llogaritjen e rezultateve zgjedhore si dhe procesin e ankesave dhe kundërshtimeve. Në projekt-rezolutë thuhet se përmbushja e Standardeve të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe korrekte është absolutisht thelbësore për synimet e Shqipërisë për integrim në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO, si edhe për përparimin e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit zyrtar dhe krimit të organizuar. Kongresi e përshëndet mundësinë që ka Shqipëria për të shfaqur vullnetin dhe aftësinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për integrimin evropian dhe euro-Atlantik, duke mbajtur zgjedhje në përputhje me standardet e OSBE-së. “Kongresi ka besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, ashtu si të gjithë popujt, duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e vet në parlament dhe qeveri me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i mbajnë ata përgjegjës kur zhvillohen votimet”, thuhet në projekt. Kongresi mbështet ndihmën e SHBA që Shqipëria të ketë një sistem demokratik plotësisht të lirë dhe të hapur, një ekonomi të tregut të lirë të begatë dhe për të siguruar vendin që i takon Shqipërisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë NATO-n. Në dokument inkurajohet Presidenti i vendit t’i transmetojë qeverisë së Shqipërisë, të gjitha partive politike dhe kandidatëve, si edhe popullit të Shqipërisë sesa rëndësi i kushton qeveria e Shteteve të Bashkuara këtyre zgjedhjeve parlamentare, si një faktor qendror në përcaktimin e të ardhmes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Në deklaratën që shoqëronte projekt-rezolutën, senatori Brounback thotë se e ndërmori nismën pas një bisede me Erion Veliajn të lëvizjes "Mjaft!", për të cilën thotë se ashtu si organizata të ngjashme me të në Serbi, Ukrainë, Gjeorgji dhe vende të tjera në botë përpiqet të aktivizojë qytetarët që ta bëjnë qeverinë të punojë për ta dhe të përmirësojnë jetën e tyre. “Aktualisht zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta ka rëndësi të veçantë. Vendet e tjera të Evropës Juglindore, po i lënë pas trashëgiminë e komunizmit, dhe nacionalizmin ekstrem, si edhe konfkliktet që penguan tranzicionet e tyre demokratike në vitet 1990. Disa vende janë anëtarësuar, ose janë gati për t’u anëtarësuar në NATO, apo në Bashkimin Evropian. Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes që të mbetet prapa”, thotë senatori.