Ruçi prezanton kandidatët e Shqipërisë së Mesme

18/05/2005 Namik Dokle e Luan Memushi kërkojnë votat dhe për një mandat tjetër për deputet
Në qershor, socialistët thërrasin elektoratin në sheshin "Skënderbej"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, ka nisur prezantimin e kandidatëve në Shqipërinë e Mesme. Dje, ai ka kërkuar nga banorët e rrethit të Elbasanit të votojnë për PS-në, pasi është e vetmja forcë politike që do të forcojë shtetin e së drejtës. Në zonën elektorale numër 57, në Cërrik, Ruçi ka prezantuar si kandidat për deputet zëvendëskryeministrin Namik Dokle. Gjatë prezantimit, Ruçi ka vlerësuar figurën politike të Dokles dhe duke shprehur besimin se është një kandidaturë fituese në këtë zonë. Nga ana e tij, numri dy i qeverisë ka bërë një rezyme të të gjitha investimeve që ka bërë Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj, duke premtuar njëkohësisht dhe modernizimin e vendit, duke iu përafruar standardeve ndërkombëtare. Dokle, duke sulmuar Partinë Demokratike, tha se “demokratëve nuk u pëlqen të krahasohen me vitin 1997, sepse ata shkatërruan ushtrinë, policinë dhe gjithçka, ndërsa ne më pas ndërtuam 1826 shkolla të reja, rikonstruktuam 700 ambulanca, ndërtuam 1115 ujësjellësa dhe 230 kilometra autostrada dhe superstrada, si dhe kemi ndërtuar 2000 kilometra rrugë rurale. Ne ndërtuam një Shqipëri normale dhe duam ta modernizojmë këtë vend”. Gjithashtu, Ruçi ka prezantuar dhe kandidatin për deputet në zonën elektorale numër 58 të Belshit, Ndriçim Hysën. Deputeti aktual Hysa ka theksuar se zona e Dumresë është shembull për ndryshimin e imazhit të saj gjatë viteve të fundit. Hysa kandidon për të tretën herë në këtë zonë dhe ka deklaruar se të gjtiha premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve të kaluara janë mbajtur dhe tashmë mbetet vetëm votimi, si mundësia për të vazhduar gjithçka të nisur më parë.
Në turin e prezantimeve të kandidatëve për deputetë, numri dy i selisë socialiste i ka kërkuar votën banorëve të Urës Vajgurore për ministrin aktual të Arsimit, Luan Memushi. Memushi kandidon në zonën elektorale numër 77. Gjatë prezantimit, Ruçi tha se “është tepër e lehtë, por dhe e vështirë për të prezantuar Memushin. Është e lehtë se ju e keni votuar dhe e njihni mjaft mirë kandidatin tuaj, të cilin e keni votuar katër vjet më parë dhe jam i sigurtë se do ta votoni sërish, por është e vështirë sepse ne ndihemi borxhlinj ndaj votuesve tanë, sepse nuk kemi mundur t'ju realizojmë shumë nga premtimet e bëra. Por, ne jemi sot këtu për t'i paraqitur planet tona, projektet dhe për t'ju premtuar se do të realizojmë gjithçka që ju kemi premtuar, ashtu siç nisëm të bënim që pas vitit `97, kur gjetëm të djegur vendin”.