LZHK po favorizon Nanon
18/05/2005 Sali Berisha pranon nisjen e bisedimeve me një grup të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar
Demokratët do të zhvillojnë mitingun e parë elektoral më 21 maj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar krerët e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për përcaktimin e kandidaturave për deputet të preferuar nga Nano. Gjithashtu, Berisha pranoi se ka pasur kontakte me eksponentë të ndryshëm të kësaj Lëvizjeje. Madje, ai tha se këta i kanë dhënë informacionin në fjalë. Sipas kreut demokrat, kjo është një nga arsyet se përse nuk pranohet aleanca me Lëvizjen e drejtuar nga Leka Zogu. “Nga biseda që kemi patur me eksponentë kryesorë të LZHK-së, më kanë deklaruar, bardhë mbi të zeza, që është Fatos Nano që emëron kandidatët aty. Nuk është se nuk janë bërë përpjekje për bisedime me elementë, që kanë dëshmuar luajalitet ndaj opozitarizmit. Megjithatë, konstatohet se me emërtesën e kandidatëve, i kanë lënë dorë të lirë Kryeministrit si kundërshpërblim për të bërë Dushkun me të”, tha Berisha.
Fushata
Data 21 maj do të jetë dita e fillimit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Në sheshin "Skënderbej", PD do të prezantojë të 100 kandidatët, me të cilët do të garojë për zgjedhjet e 3 korrikut. Berisha tha se edhe këtë miting, ashtu si dhe aktivitetet e tjera të rëndësishme të PD-së, do ta organizojë kompania amerikane e zgjedhjeve BG&R. “Më 21 maj, ditën e shtunë, në ora 19, në sheshin "Skënderbej", ne paraqesim përpara qytetarëve të Tiranës dhe mbarë kombit deputetët e PD. Kjo është lista më elitare që është paraqitur ndonjëhere në historinë e pluralizmit të vendit”, tha Berisha. Sipas tij, në këtë listë dominojnë personalitete nga bota akademike dhe shoqërisë civile si dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Aleatë
Kreu demokrat, gjatë fjalës së tij, la të kuptohej se jo të gjithë aleatët do të kenë poste ministrash në qeverinë e opozitës, në rast se fiton zgjedhjet. Berisha ka ripërsëritur edhe një herë idenë e qeverisë me poste të reduktuara. “Ne e kemi deklaruar se do të kemi qeveri të vogël. Ne nuk mund të shtojmë poste ministrash në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të kënaqur aleatët, sepse kjo do të thotë rritje shpenzimesh qeveritare. Se kush do e ketë të sigurt vendin në qeveri, kjo do të diskutohet kur t’i vijë koha”, tha Berisha. Sipas tij, aleatët duhet të tregohen më të matur në kërkesat e tyre, ndërkohë që u shpreh se skemës së Dushkut, të përgatitur nga PS, do i përgjigjen me të njëjtën skemë. Berisha u shpreh se sot do të përfundojnë bisedimet dhe me partitë e tjera të djathta, që kanë mbetur jashtë koalicionit, siç është PBL, apo dhe ndonjë parti tjetër e djathtë.
Arbnori sqaron incidentin me elektoratin e zonës
"Kam mbështetje maksimale në Malësinë e Madhe"
Pjetër Arbnori, kandidat për deputet në zonën elektorale numër 1, në Shkodër, tha se reagimi i një pjese të bazës së kësaj zone në Malësinë e Madhe ka qenë emocional. Arbnori u shpreh i sigurt në fitoren e tij, duke thënë që ka mbështetjen e duhur jo vetëm të bazës, por edhe të shumë eksponentëve në diasporë. “Nuk është se ka kundërshtuar e gjithë baza e zonës numër një. Eshtë vetëm një reagim emocional i një pjese të anëtarësisë, që është mëse i kuptueshëm dhe i justifikueshëm, se të gjithë kanë preferencat e tyre për kandidatët dhe duan që të kandidohen njerëzit, që ata njohin më mirë. Por, unë kam mbështetje jo vetëm të bazës, por edhe të shumë shqiptarëve, kudo në Botë dhe në diasporë, që më kanë ofruar kontributin e tyre”, tha Arbnori. Vetëm dy ditë më parë, kur në media u dha lajmi se Pjetër Arbnori është kandidati për deputet në zonën numër 1, anëtarë të kësaj zone kundërshtuan përpara selisë qendrore të PD-së, duke kërkuar rikthimin e deputetit Gjovalin Bzheta. Kryetari i PD-së, Berisha, tha dje se ka pasur një takim me anëtarësinë partisë në Malësinë e Madhe dhe ka marrë mbështetjen makismale për kandidaturën e Arbnorit. “Eshtë normale që çdo njeri të dojë për deputet atë që vlerëson më shumë. Këto janë gjëra të pashmangshme”, tha Berisha.
PDR kandidat-drejtorë, të heqin dorë nga posti
Partia Demokrate e Reformuar i ka kërkuar kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, të nxjerr një akt normativ, ku të ndalojë kandidimin e funksionarëve të lartë të shtetit, që kandidojnë nën siglën e PS-së, në rast se më parë nuk japin dorëhqejen nga posti që mbajnë. Zëdhënësi i PDR-së, Eno Bozdo, deklaroi dje se kërkesa e reformatorëve ëshë bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë. “Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, neni 69, si dhe të ligjit për statusin e nëpunësit civil, të gjithë funksionarët e lartë të shtetit, të cilët kandidojnë në emër të një force politike në zgjedhjet e përgjithshme, duhet të japin dorëheqjen. Kështu, shefi i KESH, drejtori i Përgjithshëm i Doganës dhe drejtori i Tatimeve për Tiranën dhe shumë funksionarë të lartë të tjerë, duhet që më parë të japin dorëheqjen, i kemi nisur sot një kërkesë zyrtare Celibashit, ku i kërkojmë që me kompetencën KQZ-së, Kodi Zgjedhor, ekzaktësisht neni 79, ku rreshtohen kërkesat për vlefshmërinë e dokumenteve të kandidimit për çdo kandidat, të nxjerr një akt normativ, ku të ndalojë kandidimin e çdo funksionari të lartë, që nuk jep dorëheqjen nga detyra. Kjo është e detyrueshme dhe Celibashi duhet ta bëjë një gjë të tillë", deklaroi Bozdo.
PS deklaron mitingun e parë
Më 4 qershor, Partia Socialiste do të zhvillojë një miting në kryeqytet, për të prezantuar kandidatët për deputetë. Tri ditë pas festimeve të 1 qershorit, festës së fëmijëve, socilistët kanë menduar që të sjellin një miting të projektuar larg fjalimeve të gjata politike. Ashtu si në ditën e verës, më 14 mars, ku nëpërmjet aktiviteteve argëtuese, kryetari i partisë, Fatos Nano, zyrtarizoi të rinjtë e garës kryeqytetase për zgjedhjet e 3 korrikut dhe mitingu i 4 qershorit, do të jetë i ndërtuar si një spektakël. Në miting të gjithë kandidatët e Tiranës do të japin mesazhet e tyre elektoratit, një muaj para ditës së votimit. Ndërkohë, që në ditët në vijim mitingje të këtij lloji do të zhvillohen në të gjithë qytetet e Shqipërisë për t'u finalizuar disa ditë para 3 korrikut me mitingun më madhështor në kryeqytet për të filluar më pas heshtjen elektorale dhe duke pritur votën e qytetarëve shqiptarë.
Begeja: Akuzat e Berishës të pabaza
Kemi kërkuar nënshkrimin e një memorandumi me PD
Kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, Maksim Begeja, tha dje për "Metropol" se akuzat e kryetarit Berisha, në adresë të kësaj lëvizjeje, janë të pabaza. Sipas tij, LZHK aspiron për kthimin e të djathtës në Shqipëri, dhe nuk lejon që të manipulohet nga e majta. “Këto janë akuza të pabaza. Në qoftë se ka një forcë politike të djathtë në Shqipëri, atëherë kjo është LZHK, e cila aspiron për zgjidhjen e problemit të pronës private dhe jo për të kthyer ligjet komuniste në Shqipëri, siç është rasti i ligjit 7501”, tha Begeja. Nga ana tjetër, kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, pranon se ka pasur kërkesa për bisedime me PD-në për firmosjen e një memorandumi mirëkuptimi me qëllim që kandidatët mos sulmojnë njëri-tjetrin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, Begeja shprehet se, në rast se PD do të kërkojë bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme, kjo nuk do t’i mungojë. “Ne kemi kërkuar të bëjmë bisedime me PD për firmosjen e një memorandumi mirëkuptimi, me qëllim që kandidatët të mos sulmojnë njëri-tjetrin në fushatë. Por, duket se PD-ja nuk kërkon partnerë, por vasalë, dhe LZHK kërkon të jetë partnere dhe jo vasale. Megjithatë, ne jemi të bindur se pas zgjedhjeve do të kërkohet nga PD mbështetja e LZHK-së për të formuar qeverinë dhe ne jemi të gatshëm t’ia japim”, tha Begeja.
Kryesia miraton emrat e rinj dhe konfirmon largimet PD miraton 100 kandidatët Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur mbrëmë dhe ka plotësuar listën e 100 kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në siglën e PD-së. Shumica e emrave, sidomos në zonën e Shkodrës, janë emra të rinj, ndërkohë që janë lënë jashtë kandidimit deputeti aktual Ferit Hoti dhe Astrit Bushati. Deputeti tjetër Pal Dajçi është detyruar të lërë Mamurrasin dhe të kandidojë në Laç nën siglën e PD-së. Zona 1 Pjetër Arbnori Zona 2 Fatlum Nurja Zona 3 Ramiz Çobo Zona 4 Gilman Bakalli Zona 5 Arensa Troshani Zona 6 Jozefina Topalli Zona 7 Valentin Palaj Zona 8 Nard Ndoka Zona 9 Rexhep Uka Qarku Kukës Zona10 Aleksandër Biberaj Zona11 Jemin Gjana Zona 12 Fatos Hoxha Qarku Lezhë Zona 13 Aldo Bumçi Zona 14 Preç Zogaj Zona 15 Gjovalin Prenga Zona 16 Gjok Vuksani Zona 17 Pal Dajçi Qarku Dibër Zona 18 Gani Hoxha Zona 19 Idriz Humara Zona 20 Sali Shehu Zona 21 Rahim Kaleci Zona 22 Neshat Fanaj Qarku Durrës Zona 23 Shpëtim Ziri Zona 24 Ndriçim Babasi Zona 25 Sami Gjergji Zona 26 Sokol Olldashi Zona 27 Flori Bajrami Zona 28 Ferdinand Xhaferri Zona 29 Gazmend Oketa Zona 30 Genc Juka Qarku Tiran Zona 31 Bamir Topi Zona 32 Besnik Mustafaj Zona 33 Lulëzim Basha Zona 34 Bujar Nishani Zona 35 Apollon Baçe Zona 36 Shaban Memia Zona 37 Edi Paloka Zona 38 Ylli Pango Zona 39 Majlinda Bregu Zona 40 Gëzim Karapici Zona 41 Spartak Ngjela Zona 42 Neritan Sejamini Zona 43 Safet Sula Zona 44 Astrit Patozi Zona 45 Leonard Demi Zona 46 Luftim Ahmetaj Zona 47 Baki Shehu Zona 48 Sali Berisha Zona 49 Engjel Cara Zona 50 Luan Skuqi Qarku Elbasan Zona 51 Dashamir Sula Zona 52 Nuri Hasa Zona 53 Omer Stringa Zona 54 Aurel Bylykbashi Zona 55 Muharrem Kajolli Zona 56 Ismet Lleshi Zona 57 Mehmet Ibaj Zona 58 Bexhet Ruçi Zona 59 Astrit Kosumi Zona 60 Skënder Çota Zona 61 Bashkim Vaso Qarku Fier Zona 62 Blerim Çela Zona 63 Mevlan Xhindoli Zona 64 Ilir Bano Zona 65 Din Indoni Zona 66 Viktor Gjini Zona 67 Vilson Filipi Zona 68 Fatos Beja Zona 69 Ilia File Zona 70 Bedri Mihaj Zona 71 Fatos Beja Zona 72 Leonard Gremi Zona 73 Artur Shehu Qarku Berat Zona 74 Mehmet Xheka Zona 75 Dritan Hasendari Zona 76 Leonard Kumaraku Zona 77 Muharrem Çogu Zona 78 Aleksandër Melonashi Zona 79 Luan Bregu Qarku Korçë Zona 80 Gjergji Pendavinji Zona 81 Ridvan Bode Zona 82 Ismail Hoxha Zona 83 Ilir Rusmali Zona 84 Edmond Spaho Zona 85 Eris Hoxha Zona 86 Besnik Jaçelli Zona 87 Mehmet Hoxha Zona 88 Gramoz Pashko Qarku Gjirokastër Zona 89 Mitro Çela Zona 90 Genc Ruli Zona 91 Esheref Shehu Zona 92 Artur Roshi; Qarku Vlorë Zona 93 Moisi Meminaj Zona 94 Bujar Leskaj Zona 95 Genc Panazaqi Zona 96 Ardian Kollozi Zona 97 Xhevahir Rexhepi Zona 98 Arjan Dhimërtika Zona 99 Besnik Aliaj Zona 100 Grigor Pasko