Ries takim në Elbasan

18/05/2005 Listat kyç në procesin elektoral
ELBASAN - Ambasadorja amerikane, Marsi Ries, ka zhvilluar dje një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku është takuar me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Ardian Turku. Në takim Ries është njohur me ecurinë e procesit për hartimin e listave të zgjedhësve. Nga ana e saj, ambasadorja Ries e ka cilësuar këtë proces si shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat janë cilësuar si më të rëndësishmet e këtyre dhjetë viteve të fundit. Ambasadorja e SHBA-së është njohur dhe për interesimin që kanë vetë qytetarët për të verifikuar emrat në listat e zgjedhësve, duke kërkuar nga të zgjedhurit lokalë të japin kontribut maksimal për këtë proces, me qëllim shmangien e kontestimeve nga subjekte të ndryshme politke. Kryebashkiaku i Elbasanit, Ardian Turku, e ka njohur ambasadoren amerikane me punën e bërë nga grupet e punës, që, sipas tij, ka konsistuar në evidentimin e listave të zgjedhësve. Turku ka vlerësuar punën e bërë nga këto grupe dhe ka siguruar amabasadoren Rise se është bërë gjithçka ka qenë e mundur që në mbarim të procesit, procesi të shkojë në përputhje me ligjin dhe të shmangen jo vetëm kontestimet e subjekteve të ndryshme politike, por edhe vërejtjet e faktorit ndërkombëtar, lidhur me këtë problem. Sipas tij, qyteti i Elbasanit gjatë viteve '90-të dhe deri më sot ka pasur një rritje me rreth 50 për qind të popullsisë. Pas takimit në Bashkinë e qytetit, ambasadorja Ries ka vijuar vizitën e saj në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ku është njohur me punën e policisë në ndihmë të grave dhe fëmijëve të trafikuar. Më pas, ambasadorja e SHBA-së ka vizituar qendrën për gratë e dhunuara, e ngritur me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, një shkollë 9-vjeçare si dhe me përfaqësues të fondacionit amerikan “Mersy USA“, projekt i ambasadës së SHBA për ushqimin. Vizita e Ries ka vijuar dhe në universitetin "Aleksandër Xhuvani" të këtij qyteti për të përfunduar më pas me një takim me prefektin e këtij qyteti, Qazim Sejdini.