Erion Braçes i çpojnë gomat e makinës
18/05/2005 Rinisin incidentet me kandidatin e PS në Berat
Incidenti i dytë brenda javës në zonën zgjedhore të Beratit me Erjon Braçen, pas grushtave të javës parë. Duket se pas këmbimit të grushtave në fshatin Dushnik, të komunës Otllakë, mes bodigardëve të kandidatëve të kësaj zone elektorale, Braçe dhe Lefter Maliqi, i LSI-së, një tjetër incident është shënuar dje, mbasdite, me deputetin Braçe. Sipas burimeve nga vendi i ndodhjes të incidentit, Braçe ka qenë duke bërë fushatë elektorale në zonën e tij në fshatin Pllumbas, të komunës Lumas, ku persona ende të paidentifikuar nga polica, i kanë çpuar të katër gomat e makinës. Pasi është lajmëruar për incidentin e ndodhur për çpimin e gomave të makinës, Braçe ka grumbulluar disa gozhdë që ka gjetur, si provën e parë materiale të incidentit, për t'ja dorëzuar më pas policisë. Pas ekspertizës së bërë në vendngjarjem policia ka shoqëruar disa persona të dyshuarm që mendohet se kanë kryer këtë akt të ulët. I kontaktuar nga "Metropol", kandidati i LSI-së, Lefter Maliqi, ka thënë se nuk di gjë për këtë akt banal që i ka ndodhur kundërshtarit të tij politik. "Unë, në këtë moment që po flas, jam në fshatin Mimias, të komunës Roshnik, ndërsa qëndroj larg nga skenime të tilla, por edhe ndaj akteve të tilla që ndodhin apo krijohen", tha ai.