E Hënë, 2 Nëntor 2026

NDI trajnon kandidatët e LSI

18/05/2005  Instituti Demokratik Amerikan ka filluar trajnimin e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut. Seminarin trajnues me temë ”Mënyra më efikase e përfaqësimit dhe të folurit në publik”, e ka drejtuar drejtori i NDI-së, Dan Redford, i cili ka rikonfirmuar ndihmën teknike që ky institut po iu ofron politikanëve shqiptarë. Sipas Redford, “ky seminar ka si qëllim përçimin dhe konsolidimin e mesazhit politik, që politikanët duhet t’i ofrojnë opinionit publik, si dhe mjetet e nevojshme për të kryer një fjalim efikas brenda parlamentit dhe komunitetit në përgjithësi”. Ndërkohë, që një seminar të ngjashëm NDI-ja zhvilloi edhe me vëzhguesit e LSI-së, që do të jenë në qendrat e votimit gjatë procesit të votimit. Kandidatët për deputetë të LSI-së shprehën vlerësimet e tyre pozitive, për trajnimin e NDI-së dhe ekspertëve të tij. Bashkëpunimi mes LSI-së dhe NDI-së janë vënë re dhe gjatë zgjedhjeve të zhvilluara për kryetarin e LSI-së si dhe për Komitetet Drejtuese në zonat zgjedhore, sipas parimit demokratik dhe bashkëkokohor “një anëtar, një votë”, parim që është sanksionuar që në fillim në statutin e LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›