580 kërkesa për pedagogë në Universitetin e Tiranës
Kërkesat për t'u punësuar në Universitetin e Tiranës përmes konkurrimit të hapur për 160 vende pune si pedagogë në fakultetet e ndryshme ka rritur interesimin e të rinjve të shkolluar me rezultate të larta.
Rektori i UT-së, Dhori Kule, u shpreh se "numri i kërkesave të paraqitura pranë Rektoratit të UT-së deri ditën e sotme arrin në mbi 580, ndërsa pritet që të shkojë mbi 600". Për Rektorin e UT-së, Kule, "ky numër është i konsiderueshëm për 160 vendet, që ka ofruar Universiteti i Tiranës. Këto shifra japin një mesazh të vetin, që ka nevojë që të interpretohet. Dhe interpretimi që do t’i bëja unë, është shumë pozitiv në disa aspekte për Universitetin e Tiranës". Për të, "mesazhi i një numri të lartë aplikantësh për në UT, institucion prestigjioz i preferuar, ku vendi i punës së pedagogut është shumë atraktiv, tregon se Universiteti i Tiranës është shumë më tërheqës se universitetet e tjerë, pasi këtu vijnë nxënësit më të mirë të Shqipërisë". Sipas Rektorit të UT-së, Dhori Kule, "pozitive mbetet për ne fakti, që këtë vit arsimor e fillojmë me 20 % shtesë të stafit. Dhe me këtë rritje shtesë të stafit pedagogjik, ne arrijmë tek standardi evropian i numrit pedagog-student".
Rektori i UT-së thotë se numrin më të madh dhe shtesën më të madhe për këtë vit arsimor e ka Fakulteti Juridik, me dyfishim të numrit. Deri dje, kërkesat për punësim si pedagogë në këtë fakultet, arrinin në mbi 160 kandidatë.
"Shpresojmë që të ketë kandidatura të mira, me qëllim që të punësojmë kandidatë të mirë, pasi synojmë që me staf pedagogjik, përgatitjes së nxënësve shumë të mirë që vijnë në Fakultetin Juridik, t’u përgjigjemi me misionin që ka UT", - tha Rektori Dhori Kule.
Lidhur me procedurat e punësimit të stafit të ri të pedagogëve, Kule, shton se "ato do të ndiqen me afat kohor, siç parashikon ligji, deri më 15 Shtator. Për këtë qëllim, do të ngrihen komisionet përkatëse me 5 vetë, prej të cilëve, 3 do të jenë nga fakulteti përkatës ku do të shkojë kandidati për të punuar, ndërsa dy të tjerët propozohen nga dekani dhe Rektori".
Rektori i UT-së, Kule, sqaroi se "komisionet do të procedojnë sipas konkurrimit me dosje, por dhe drejtpërdrejt përmes intervistave me kandidatët e shumtë mbi motivet për të cilët dëshirojnë që të jenë pjesë e stafit pedagogjik të UT-së. Ndërsa e drejta e punëdhënësit është e Rektorit, i cili pasi verifikon procedurat, do të firmosë kontratën e punësimit me ata që do përzgjidhen".
Ndërkohë, zoti Kule bëri të ditur se të gjitha dosjet do të pranohen vetëm pasi të jenë plotësuar kërkesat e vendosura dhe miratuara. "Kriteret janë cilësore dhe sipas specifikave të fakulteteve, mes të cilave dhe nota mesatare, tituj, grada etj., që përbën një listë të gjerë", - tha Rektori i UT-së, Dhori Kule.