Universitetet e Tiranës; Projekt për zgjerimin e mbulimit me internet
Një projekt për zgjerimin e mbulimit me internet të universiteteve të Tiranës është projektuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe pritet të përfshihet në buxhetin, që do të miratohet gjatë fundit të këtij viti. Në këtë projekt, parashikohet shtimi i numrit të laboratorëve dhe të sallave të internetit në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, si edhe në Universitetin Ushtarak, por me këtë të fundit, nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Projekti
Projekti parashikon rritjen e numrit të kompjuterëve në universitetet e vendit, me përparësi katër universitetet e kryeqytetit, që janë edhe më të mëdhatë, për nga numri i nxënësve që studiojnë në to. Në këtë mënyrë, burime nga ministria bëjnë të ditur se pritet që përzgjedhja të kryhet pas aplikimit të vetë universiteteve, në formën e një konkursi. Kjo mënyrë është përdorur edhe dy vjet më parë, në kohën kur ministria drejtohej nga ish-ministri Genc Pollo.
Gjithashtu, pritet shtrirja e internetit në të gjitha sallat e kompjuterëve në universitetet shqiptare. Sot, një pjesë e mirë e këtyre sallave nuk mund të lidhen me internet, për shkak të mungesës së fondeve për universitetet. Të gjitha këto projekte pritet të përfshihen në buxhetin e shtetit të këtij viti.
Interneti
Shtrirja e internetit është në bazë të projektit “Shqipëria në moshën e internetit”. Disa javë më parë, Kryeministri Berisha kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë, gjatë një takimi me pedagogë dhe studentë. “Ne prezantuam nismën “internet në çdo shkollë”. Ne e dimë që edhe sot ka shkolla që pikojnë, që u mungojnë bankat, apo kanë mangësi të tjera. Ne duhet të bëjmë një përballje të plotë me këtë gjendje. Ne kemi vendosur fonde që shkollat të rikonstruktohen e ndërtohen. Por nga ana tjetër, nuk mund të mundet koha dhe nuk mund të pranojmë që fëmijët tanë të mos kenë mundësi të lundrojnë në internet”, – kishte deklaruar ai. “Përpjekjen tonë në fushën e arsimit, ne e nisëm me mësuesit dhe nuk mund të gjendet ndonjë vend tjetër që të ketë marrë përsipër që, në 2 vjet të rrisë ndjeshëm rrogat e arsimtarëve dhe të shkojë drejt dyfishimit të tyre. Ne mendojmë se pozicioni i mësuesit duhet të jetë dinjitoz e i lakmueshëm, që t’u japim atyre mundësinë për përkushtim maksimal në detyrë”.
Pritet që gjatë këtij viti të shtohen më shumë se 10 salla interneti në universitetet e kryeqytetit, që janë edhe më të mëdhatë në vend.
Kukës
Brenda vitit, gjysmat e shkollave me internet
Brenda këtij viti synohet që interneti të shtrihet në 50 për qind të shkollave të rrethit të Kukësit. Drejtori rajonal i arsimit, Ibsen Elezi, tha dje se "deri në dhjetor do të pajisen me kabinete informatike e internet 50 për qind e shkollave të rrethit, nga 12 shkolla ku aktualisht funksionon interneti, ndërsa parashikohet që brenda këtij viti shkollor, interneti të shtrihet në rreth 80 për qind të shkollave të rrethit". Ai sqaroi se për realizimin e këtij objektivi puna ka nisur prej kohësh dhe se gjatë muajit gusht janë organizuar edhe trajnime me mësuesit e shkollave të mesme, të cilët kanë marrë edhe dëshmitë për këtë trajnim. Elezi tha gjithashtu se drejtoria rajonale e arsimit ka një bashkëpunim të ngushtë me KESH-in që të mundësojë furnizimin e shkollave me energji elektrike në mënyrë të vazhdueshme. Në rrethin e Kukësit tashmë funksionojnë kabinetet e kompjuterëve dhe internetit në shkollat e qytetit si dhe në shkollat e fshatrave Shishtavec e Zapod, ndërsa brenda këtij viti këto kabinete parashikohet të ngrihen në të gjitha shkollat e mesme të rrethit, si dhe në afro 30 shkolla të arsimit 9-vjeçar. "Procesi i kompjuterizimit edhe mund të përshpejtohet, pasi Ministria e Arsimit ka sasinë e nevojshme të kompjuterëve për ngritjen e kabineteve në çdo shkollë, por problem është kostoja e madhe e ngritjes së tyre në shkollat e zonave rurale me numër të kufizuar nxënësish, ku duhet investuar edhe për trajnimin e specialistëve", - tha Elezi.
Hakersat serb
Sulm në website shqiptare
Lufta në internet duket se nuk ka mbaruar. Pas sulmit të hakersave serbë në faqen e “Albtelekomit” pak muaj më parë dhe kundërpërgjigjen e hakersave shqiptarë në institucionet serbe, lufta ka rinisur. Këtë herë kanë qenë sërish serbët që kanë sulmuar faqe të agjencive të udhëtimit, duke shënuar në to parulla antishqiptare dhe kundër pavarësisë së Kosovës, në moton kryesore “Kosovo je Serbia” (Kosova është Serbi). Agjencitë e udhëtimit kanë pezulluar menjëherë faqet e tyre të internetit.