Kukës; Më 1 shtator nis shpërndarja e librit shkollor
Shpërndarja e librit shkollor për nxënësit e arsimit parauniversitar në rrethin e Kukësit do të nisë më 1 shtator. Drejtori rajonal i Arsimit, Ibsen Elezi, tha se "të gjitha tekstet e përzgjedhura nga mësuesit thuajse janë pranë pikave të shitjes, ende nuk kanë ardhur vetëm 2-3 tituj që pritet të dërgohen nga shtëpitë botuese në ditët e ardhshme". Sipas tij, është hartuar një plan i veçantë masash në bashkëpunim me drejtuesit e komunave për të mundësuar dërgimin e librit shkollor para 15 shtatorit në të gjitha zonat e rrethit. Në rrethin e Kukësit funksionojnë 57 shkolla të arsimit parauniversitar, prej të cilave 9 shkolla të mesme, ku mësojnë rreth 82 mijë nxënës e japin mësim 663 mësues.
Porti i Durrësit
Mbërrin anija patrulluese ushtarake “Iliria”
Në portin detar të Durrësit ka mbërritur ditët e fundit anija patrulluese ushtarake "Iliria", e prodhuar në Holandë pas një marrëveshjeje dypalëshe mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Mbretërisë së Holandës. Anija e prodhuar enkas për flotën tonë në një nga portet e Holandës ka një gjatësi prej 42 metrash dhe do të kryejë detyra të ndryshme në kuadër të forcimit të Rojës Bregdetare dhe zbatimit të legjislacionit detar. Kjo është luftanija e parë, e cila do të vihet në dispozicion të Flotiljes detare të Veriut me qendër në Durrës. Sipas marrëveshjes dypalëshe me qeverinë holandeze, së shpejti në kantierin detar të Bazës së Pasha Limanit do të nisë edhe ndërtimi i tre anijeve të tjera ushtarake me të njëjtat standarde si patrulluesja "Iliria".
Fier
Inspektorati sekuestron rreth 150 kv mallra ushqimore të skaduara
Inspektorati Ushqimor pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, (DRBUMK), në Fier ka sekuestruar rreth 150 kv mallra ushqimorë, të cilëve u ka kaluar afati i skadimit. Drejtori i DRBUMK-së , Fatos Troka, tha se "mallrat ushqimorë të sekuestruar u përkasin si pikave të tregtimit me shumicë ashtu dhe subjekteve të biznesit të vogël dhe pikave ambulante". Sipas tij, disa subjekteve u janë lënë detyra për përmirësimin e procesit të përpunimit të produkteve ushqimore, plotësimin e cilësisë dhe standardeve, ndërkohë që për një numër tjetër subjektesh është marrë masa e sekuestrimit dhe groposjes së produkteve ushqimore.