59-vjeçarja lufton me vdekjen, komisioni mjekësor i mbyll derën
Prej vitesh lufton me vdekjen për shkak të sëmundjes së rëndë, por veç dhimbjeve i duhet të përballojë dhe skamjen e varfërinë ku jeton familja e saj. Shefija Selimaj, 59 vjeçe, nga fshati Ujmisht i Rrethit të Kukësit, prej 16 vjetësh është gati e paralizuar, pasi ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore. Një operacion i vitit 1993, i realizuar në Tiranë, i ka shpëtuar jetën, por nuk ka mundur t‘i kthejë më aftësinë për punë. Mjekët kanë thënë se ajo është një invalide e pakthyeshme dhe duhet të trajtohet si e tillë nga shteti. Duhet të trajtohet me një pagesë të veçantë, që i mundëson të paktën blerjen e ilaçeve dhe mbijetesën. Edhe Shefija ka pasur deri një vit më parë një pagesë si e paaftë për punë, mbasi është siguruar në bazë të rregullave, por këtë vit, ndonëse gjendja e saj shëndetësore nuk është përmirësuar, asaj i është refuzuar një gjë e tillë. I shoqi, Safeti, tregon i shqetësuar se komisioni i Tiranës nuk ka pranuar t‘i japë raport si invalide. "Do të ankohem deri në Strasburg për të fituar të drejtën e mohuar", thotë ai, duke na treguar një tufë dokumentesh që vërtetojnë se sëmundja e Shefijes është e pashërueshme dhe që nuk i mundëson asnjë lloj pune. Shefija jeton në fshatin Ujmisht, 25 km larg nga Kukësi, së bashku me të shoqin, gruan e dytë të tij, me fëmijët e gruas së dytë, si dhe me nënën e burrit. Ajo tregon se vetë nuk ka pasur fëmijë dhe për këtë arsye ka lejuar që i shoqi të martohej me një grua tjetër, në mënyrë që t‘i sillte në jetë trashëgimtar. Operohet në muajin korrik të atij viti, një nga operacionet më të vështira që janë realizuar në atë kohë në Shqipëri. "Më kanë marrë kockë në këmbë për të riparuar shtyllën kurrizore", tregon Shefija, duke shtuar se tashmë nuk mundet as të qëndrojë në këmbë para komisionit, ndërsa për punë as që bëhet fjalë.
Që nga vitet 1993-‘94 ajo ka përfituar nga programet e asistencës shtetërore për të sëmurët e kësaj kategorie, duke marrë falas disa prej ilaçeve më të rëndësishme, siç është Rifadina etj. Një muaj më parë është paraqitur para Komisionit të Kempit në Tiranë, por kërkesa e saj për të rinovuar raportin është rrëzuar. "Që prej vitit 1993 më është diagnostikuar spondeliatrozë dhe realisht jam invalide e grupit të dytë, mirëpo komisioni i mjekëve me ka dhënë vlerësim të grupit të katërt", thotë Shefija, duke ju referuar përcaktimit që ka bërë komisioni i Kukësit në vitin 2008, si dhe për komisionin epror të Tiranës në vitin 2009. Ajo shton se i është kërkuar të paguajë: "Sot çdo gjë është bërë me lek, jep lek rregullo një punë, përndryshe vdis në shtëpi në mjerim". Edhe i shoqi tregon se i është dashur të paguajë për vlerësimin e mjekut kompetent, madje sipas tij dispononte dhe dokumente për ta vërtetuar këtë. "Jam gati të dëshmoj para drejtësisë dhe nuk do të resht së kërkuari të drejtën për gruan time. Do t‘i shkruaj edhe Gjykatës së Strasburgut, sepse nuk kam më besim tek administrata shqiptare. Në fund të fundit po përpiqem për jetën e gruas time, nuk po kërkoj një gjë që nuk më takon", thotë i shoqi, Safeti, i cili punon mësues dhe me rrogën e vet mban familjen prej 8 personash.
Shefija, e cila rastësisht është një person me tre veshka, një dukuri jo aq e rrallë që njeh mjekësia, dergjet e sëmurë në fshatin e thellë të Ujmishtit në Kukës, e refuzuar nga komisioni i mjekësor i Tiranës. "Komisioni i Tiranës ma ka mbyllë derën, më kanë quajtur të aftë për punë, ndërsa unë po vdes nga dita në ditë", thotë Shefija, duke shtuar se të paktën njerëzit e familjes, konkretisht fëmijët e shemrës (gruas së burrit), burri dhe vjehrra nuk e kishin braktisur, madje fëmijët e burrit i thërrasin "nënë", duke i dhënë dashurinë e munguar të fëmijëve të saj.