Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për "sekretaret spiune"
Kushtetuta nuk e lejon vendosjen e administratës gjyqësore nën varësinë e ministrit të Drejtësisë dhe as nuk i njeh atij një rol parësor në organizimin dhe drejtimin e këtij shërbimi. Ky ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të emërojë, nëpërmjet kancelarit, "sekretaret spiune" në zyrën e çdo gjyqtari. Ideja e paprecedentë e ministrit të Drejtësisë për të spiunuar gjyqtarët është rrëzuar dje nga Gjykata Kushtetuese, ku është shfuqizuar vendimi se kancelari: emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës. Në bazë të vendimit të djeshëm, subjekti i interesuar, KLD-ja, pretendonte se përjashtimi i kryetarit të gjykatës nga procesi i emërimit dhe i shkarkimit të personelit të shërbimeve ndihmëse në gjykatë cenon parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Sipas tyre, administrata gjyqësore vihet nën varësinë vertikale të ministrit të Drejtësisë, sepse kancelari i gjykatës është nën varësinë direkte të ministrit. Ndërkohë, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave në kundërshtimet e tyre, mbajnë qëndrimin se rregullimi i ri, që ka bërë ligji, nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit pasi termi "pavarësi" i referohet gjyqtarit ose trupit gjykues.
Vendimi
"Ndërhyrja në funksionimin e gjykatave si instrument i balancës, duhet të rregullohet në mënyrë të tillë që pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave të mos shkelet", thuhet në vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, sekretari i gjykatës kryen funksione të rëndësishme të sqaruara në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile. Sekretari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës, për të cilat duhet të mbahet procesverbal. Ai lëshon kopje dhe ekstrakte autentike të dokumenteve të përpiluara, regjistron çështjet në dorë, formon fashikujt gjyqësorë, duke futur atje dokumente ose kopje të tyre të vërtetuara sipas ligjit dhe shënon menjëherë datën e depozitimit, i ruan ato, përpilon komunikimet dhe njoftimet e parashikuara nga ligji ose nga gjykata dhe detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor. Gjykata thotë se shërbimet ndihmëse në gjykatë luajnë rol të rëndësishëm mbështetës për gjykatën dhe gjyqtarin në dhënien e drejtësisë. "Pushteti ekzekutiv, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë, duhet ta konsiderojë si detyrë të tij garantimin e kushteve të përshtatshme të punës për gjykatat dhe gjyqtarët, në funksion të dhënies së drejtësisë. Ndërsa ‘kontrolli‘ si i tillë nuk duhet të cenojë elementët e pavarësisë, të cilat në thelb prekin vetë funksionin e dhënies së drejtësisë", thuhet në vendim. Sipas saj, vërehet se ligji, jo vetëm që nuk i ngarkon kryetarët e gjykatave me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin dhe funksionimin e administratës gjyqësore, por nuk i njeh as instrumentet e duhura ligjore, të cilat do të bënin të mundur drejtimin dhe kontrollin e shërbimeve ndihmëse në gjykatë. "Shmangia e drejtuesve të gjykatave nga kjo përgjegjësi nuk shkon në mënyrë harmonike me kushtet që kërkohen për t‘u zgjedhur kryetar", vazhdon vendimi.
Politika në gjyqësor
Sipas Gjykatës Kushtetuese, shmangia e kryetarëve të gjykatave nga çështjet që lidhen me organizimin, drejtimin dhe kontrollin e përgjegjshmërisë së administratës gjyqësore, si dhe me emërimin dhe shkarkimin e personelit, krijon rrezikun e një ndikimi të papërshtatshëm në funksionin ekskluziv të gjyqësorit, dhënien e drejtësisë, si dhe i vendos strukturat brenda gjykatave në kushte të papërshtatshme për krijimin e marrëdhënieve të besimit, të cilat janë të nevojshme për ushtrimin normal të funksionit. Vendimi vazhdon se kompetenca e kancelarit për të emëruar dhe shkarkuar edhe personelin e sektorit të financave, duke shmangur kryetarin e gjykatës, e vendos këtë sektor në varësi të drejtpërdrejtë të tij. Për rrjedhojë, ky rregullim bie në kundërshtim me nenin 144 të Kushtetutës, sipas të cilit gjykatat e administrojnë vetë buxhetin e tyre. Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se neni 38/a i ligjit nr. 9877, ku parashikohet se "kancelari emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativ teknik..." bie në kundërshtim me standardet e mësipërme kushtetuese lidhur me pavarësinë e gjykatave dhe të gjyqtarëve.
KLD-ministri, përplasja për sekretaret
Urdhri i ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për "spiunimin" e gjyqtarëve nëpërmjet një raporti ditor të përgatitur nga sekretaret e tyre, është komentuar edhe nga Kreshnik Spahiu, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Spahiu ka deklaruar se janë kryetarët e gjykatave ata që trajtojnë trupën gjyqësore, ndërsa sekretaret thjesht administrojnë procesin gjyqësor. "Do të jetë një parim universal që janë gjyqtarët ata të cilët drejtojnë punën gjyqësore dhe administrata nuk mbetet gjë tjetër, veçse administron procesin. Kjo, padyshim, krijon hapësira dhe rolin drejtues ta kenë gjithmonë gjyqtarët", u shpreh disa kohë më parë Spahiu.
Reagimi
"Mburrja" e ministrisë: Ne fituam betejën
Ministria e Drejtësisë doli dje në një konferencë për shtyp, nëpërmjet zëdhënëses Migena Demirxhi, duke u "mburrur" se ka fituar "betejën" për ligjin e administratës gjyqësore. Por në fakt, nga shikimi i vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese duket se palët janë në barazim. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkonte rrëzimin e tri pikave: sekretaret "spiune", emërimin dhe shkarkimin e kancelarit nga ministri i Drejtësisë dhe përcaktimin e rregullave të hedhjes së shortit nga kancelari. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka fituar "sekretaret spiune", pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kryetarët e gjykatave të emërojnë administratën gjyqësore. Në lidhje me organizimin e shortit nga kancelari, beteja është fituar nga Ministria e Drejtësisë. Por në fund vjen një abstenim, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën për pikën e "emërimit dhe shkarkimit të kancelarit nga ministri i Drejtësisë". Pra, palët janë barazim dhe dalja e dëshpëruar e ministrisë ishte thjesht një "mburrje" para opinionit publik, madje mund të jetë shkelje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi nuk u mor nga Ministria e Drejtësisë.
Rrëzimi i shoqatës
Vendimi: Kancelari mbikëqyr
procedurat e KLD-së për shortin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pretendon se kompetenca e kancelarit për të mbikëqyrur dhe organizuar shortin e çështjeve në gjykatë është një ndërhyrje e Ministrisë së Drejtësisë në veprimtarinë e gjykatave, gjyqtarëve dhe pushtetit gjyqësor. Si rrjedhojë ata kërkuan që të jetë kryetari i Gjykatës të hedhë shortin e çështjeve. Gjykata, lidhur me këtë kompetencë të kancelarit, vëren se, ligji parashikon se ndarja e çështjeve gjyqësore bëhet me short sipas procedurave të caktuara me vendim të KLD-së. Gjykata është shprehur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka detyrën për të realizuar "vetëqeverisjen" e gjyqësorit dhe është organi kushtetues i pozicionuar në majën e piramidës organizative të pushtetit gjyqësor. "Për të realizuar vetëqeverisjen e gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet në shumicën e tij nga gjyqtarë, të cilët, duke ushtruar funksionet e tyre si të tillë, realizojnë lidhjen me korpusin gjyqësor. Gjykata vlerëson se në këtë rast, roli i kancelarit është thjesht mbikëqyrës i procedurave të caktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë", thuhet në vendim, duke shtuar se ky parashikim është në thelb një aspekt i kontrollit të pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit dhe, sipas Gjykatës, përfaqëson një mekanizëm të përshtatshëm në përputhje me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve. "E rëndësishme është që procedura të rregullohet në mënyrë të tillë që të shmangë influencën në shpërndarjen e çështjeve nga ndonjë palë, nga administrata, nga qeveria ose nga çdo person tjetër, të cilit i intereson rezultati i çështjes. Për sa më sipër, Gjykata, pretendimin e kërkuesit se kompetenca e kancelarit për të mbikëqyrur procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, sipas nenit 38/b, cenon parimet kushtetuese, e çmon të pabazuar", përfundon vendimi për rolin e kancelarit, duke rrëzuar pretendimin e Shoqatës së Gjyqtarëve. S.Ç
Paralajmërimi
E rëndësishme është që procedura të rregullohet në mënyrë të tillë që të shmangë influencën në shpërndarjen e çështjeve nga ndonjë palë, nga administrata, nga qeveria ose nga çdo person tjetër, të cilit i intereson rezultati i çështjes
"Abstenimi"
Gjykata Kushtetuese refuzoi të
marrë vendim për emërimin e kancelarit
Gjykata Kushtetuese, duke mos arritur shumicën dërrmuese, refuzoi të marrë një vendim për emërimin dhe shkarkimin e kancelarit nga ministri i Drejtësisë, i kundërshtuar me forcë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Sipas vendimit, kërkuesi dhe subjekti i interesuar, KLD, pretendojnë se kjo kompetencë e ministrit të Drejtësisë për të emëruar kancelarin pa kritere të qarta dhe të plota dhe, sidomos për ta shkarkuar atë pa qenë i kufizuar nga kritere ligjore objektive dhe pa pjesëmarrjen e ndonjë organi tjetër në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese, me parimet e depolitizimit, meritokracisë dhe palëvizshmërisë së punonjësve të administratës publike në përgjithësi dhe sidomos të pushtetit gjyqësor. "Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, lidhur me këtë pretendim, nuk arriti të marrë një vendim me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj, sipas nenit 133 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, Gjykata, lidhur me pretendimin për jokushtetutshmërinë e nenit 37/2 të ligjit objekt shqyrtimi, vendosi të refuzojë kërkesën", përfundon vendimi.