6 apo 9%? Berisha kundër Bodes për rritjen ekonomike
Shifrat për rritjen ekonomike përplasin Kryeministrin Sali Berisha me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Shefi i qeverisë është pozicionuar kundër ministrit Bode dhe vartësve të tij, të cilët kanë paraqitur përllogaritjet e tyre për vitin 2008, duke sjellë një konflikt shifrash mes dy institucioneve: atë të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave. Kreu i Financave shqiptare deklaroi dje në mbledhjen e Komitetit për Planifikimin e Strategjive, se rritja ekonomike vjetore për vitin 2008 është 6-7% dhe jo 9.9% siç është theksuar deri më sot nga kreu i ekzekutivit. Ka mjaftuar vetëm kaq që Kryeministri të shpërthejë me një lum kritikash për drejtuesit e Ministrisë së Financave. Veç kësaj, Berisha i kërkoi drejtuesve më të lartë që të bëjnë edhe një herë përllogaritjet e tyre për kuadrin ekonomik, por këtë herë duke iu referuar vetëm të dhënave që dalin nga INSTAT-i, vlera për të cilat Berisha tha se janë certifikuar edhe nga FMN-ja. Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, debatuan ashpër për rritjen ekonomike.
Gjatë mbledhjes së Komitetit për Planifikimin e Strategjive, zëvendësministri i Financave, Florion Mima, tha se për tre tremujorët e parë të vitit që lamë pas, rritja ekonomike ka qenë në masën 7.2 për qind. Ndërhyrja e Kryeministrit ka qenë sërish e menjëhershme, sipas të cilit nuk është Drejtoria Makroekonomike ajo që nxjerr shifra për rritjen ekonomike të vendit, por Instituti i Statistikave. Sipas Berishës, rritja ekonomike është dyshifrore, por sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk mund të nxjerrësh mesataren e vitit në bazë të një tremujori. Duke theksuar rëndësinë e madhe që ka saktësimi i rritjes ekonomike, kreu i qeverisë u shpreh se ajo është baza e rritjes së pagave dhe pensioneve për të cilat kjo qeveri ka politikë të qartë.
Përplasja
Acarimi i Kryeministrit ka ardhur menjëherë pas komunikimit të ministrit të Financave se rritja vjetore ekonomike është 6-7 për qind. Sipas Berishës, rritja ekonomike për vitin që lamë pas shkon në 9.9 për qind, dhe është një rritje dyshifrore. Kryeministri i kërkon shefit të financave që t‘i bëjë llogaritë me shifrat e INSTAT-it.
Në mbledhjen e radhës të Komisionit për Planifikimin e Strategjive, Berisha dhe Bode nuk kanë rënë dakord për shifrën e rritjes ekonomike. Sipas ministrit Bode, rritja ekonomike vjetore ka qenë në shifrën 6-7%. Ky afirmim është kundërshtuar nga Kryeministri, i cili është shprehur se kjo shifër bie në kundërshtim më atë të shpallur nga Instituti i Statistikave, që ka deklaruar se rritja ekomomike ka qenë në nivelin 9.9%. Berisha ka akuzuar Boden se ministria e tij ka konflikt interesi me shifrat reale të certifikuara nga FMN-ja. Ministri i Financave ka hedhur poshtë akuzat e Kryeministrit, duke thënë se shifrat e publikuara nga INSTAT-i i përkasin një periudhe tremujore dhe nuk janë shifrat vjetore të rritjes ekonomike.