E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, temperaturat e ulëta bllokojnë transportin e naftës nga puset

Temperaturat nën zero kanë bërë që nafta e nxjerrë nga vendburimet e saj të rrisë viskozitetin e për pasojë të vështirësohet transporti i saj për në pikat e përpunimit. Duke u përballur me këtë problem, drejtuesit e kompanisë "Albpetrol" sh.a, që shfrytëzojnë nëntokën e zonës së Marinzës dhe të Patosit, kanë vendosur të ndezin zjarre pranë tubacioneve për të rritur viskozitetin e naftës. Punëtorë të sektorëve të ndryshëm të kompanisë "Albpetrol" thanë dje se kjo metodë është aplikuar me qëllim transportin e naftës drejt pikave të përpunimit. Gjatë ditëve me ngrica janë ndezur zjarre të shumtë në zonën e Zharrzës, Sheqishtes, Kuqarit dhe Marinzës. Punëtorët tregojnë se për zjarret është përdorur solar, por edhe goma të vjetra automjetesh. Por aplikimi i kësaj metode ka sjellë reagimin e banorëve të fshatrave ku kalojnë tubacionet e naftës, të cilët janë ankuar për ndotjen pranë Drejtorisë së "Albpetrolit" dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›