6 kuti votimi mbajnë pezull rezultatin përfundimtar në Vlorë
Gjashtë kuti votimi të KZAZ 61 që përmbledh qytetin e Vlorës mbajnë pezull rezultatin e këtij qarku. Ndërsa ka mbaruar mbrëmjen e së hënës numërimi i votave në KZAZ 62 dhe dje në orët e para të mëngjesit në KZAZ 63, në pallatin e sportit Flamurtari ku është edhe selia e KZAZ 61 numërimi është ndërprerë rreth orës 08:30 minuta. Shkak kanë qenë parregullsitë e vërejtura në 6 kuti votimi. Bëhet fjalë për KZAZ më të madhe në këtë qark që përmbledh të gjitha kutitë e votimit të qytetit bregdetar dhe ku pothuajse çdo votë vlen në rezultatin përfundimtar.
Kjo sepse të dy partitë e mëdha luftojnë për të shtuar numrin e deputetëve në kuvendin e Shqipërisë që deri tani janë 6 për PS, 4 për PD dhe nga një deputet kanë PBDNJ dhe PDI. Lufta për ti marrë një deputet njëra tjetërs ka bërë shtyrjen e numërimit të votave në këto 6 kuti. Kjo është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e PS dhe ka qenë vetë kryetari i asamblesë së qarkut të Vlorë, Shpëtim Gjika që u ka bërë thirrje anëtarëve të KZAZ të mos bllokojnë procesin e numërimit ndërkohë që nga ana e kryetarit të PD Ardian Kollozi është deklaruar se tashmë KZAZ e ka marrë vendimin për mosnumërimin e këtyre kutive të votimit. KZAZ rreth orës 9:00 ka vendosur që të gjithë të shkojnë të pushojnë dhe se kjo KZAZ do të mblidhej rreth orës 14 për të vendosur. Rreth orës 14:30 minuta komisioni është rimbledhur për të shqyrtuar situatën lidhur me këto 6 kuti votimi dhe pas gati 1 orë e 30 minuta ka vendosur hapjen e këtyre kutive të votimit dhe rifillimin e numërimit. Janë thirrur komisionerët dhe kanë zënë vend mirë po në dy tavolina numërimi nuk ka nisur procesi. Ka qenë në njërën tavolinë nënkryetarja e PD në rolin e numëruesit Bahrije Isufi, që nuk ka pranuar fillimin e këtij procesi me pretekstin se fletët e votimit në kuti kanë qenë të palosura dhe se kjo tregonte se kutia ka qenë hapur një herë. Anëtarët e KZA, edhe përfaqësues të PD janë munduar ti shpjegojnë asaj se vërtetë kutia është hapur një herë në orët e para të mëngjesit por menjëherë pas palosjes ajo është urdhëruar të mbyllet dhe numërimi të vazhdojë me pesë kutitë e tjera por ky argument nuk ka qenë bindës për Isufajn që ka këmbëngulur të mos fillojë numërimin. Një situatë gati e ngjashme ka qenë edhe në një tavolinë tjetër kur përfaqësuesi i PD ka këmbëngulur të mos fillojë numërimi sepse janë gjendur bashkë edhe listat e votimit edhe fletët e votimit. Edhe këtu është ndërhyrë nga drejtuesit e KZAZ për të vazhduar numërimin por asnjë shpjegim nuk i ka mbushur mendjen përfaqësuesit të PD që është njëherazi edhe nënkryetar i këshillit të qarkut për të rifilluar votimin. Deri tani në këtë KZAZ që përmbledh vetëm qendrat e votimit të qytetit të Vlorës PS është në epërsi me rreth 7000 vota, ndërkohë që me rezultatet e deritanishme PS merr 6 deputetë, PD 4 dhe nga një marrin PBDNJ dhe PDI.
Last Updated on Wednesday, 01 July 2009 00:56
Last Updated on Wednesday, 01 July 2009 00:56