Partitë e mëdha PD dhe PS rrëmbejnë 12 mandatet e qarkut të Korçës

Asnjë mandat për partitë e vogla. PD dhe PS nga 6 deputet렠
Rajoni juglindor duket se ka prezantuar një ekuilibër të admirueshëm, mandatet ndahen në mënyrë të barabartë mes PD-PS. Ndonëse procesi i numërimit të votave ka vazhduar me ndërprerje të vazhdueshme edhe gjatë të martës, vazhdon të jetë ende i hapur në qarkun e Korçës. Kështu rreth orës 4.00 të mëngjesit të kësaj dite ky proces është mbyllur përfundimisht në Devoll në KZAZ 33 dhe janë administruar votat në 5 komunat dhe bashkinë e rrethit të Devollit. Në këtë KZAZ ka rezultuar fituese PD me 1170 vota më shumë se rivalja e saj kryesore në këto zgjedhje PS. Ndërkaq votat janë numëruar deri në fund edhe në rrethin e Kolonjës ku në KZAZ 31 të vendosur në qytetin e Ersekës janë numëruar 57 kuti votimi, sipas të cilave fituese në këtë zonë është subjekti i PS me 1200 vota më shumë se PD. Janë katër KZAZ të tjera të cilat në Korçë nuk e kanë mbyllur ende numërimin e votave në qendrat përkatëse madje janë shoqëruar me probleme të shumta. Në KZAZ e Pogradecit me numër 32 është ndërprerë në mënyrë të vazhdueshme numri i votave nga numëruesit të cilët gjatë natës së kaluar rreth orës 4.00 të mëngjesit të të martës e kanë lënë punë pas debateve që kanë ardhur nga përfaqësuesit e PD. Në Pogradec ka epërsi forca politike e majtë PS, ndërsa hyrja e personave të panjohur përkrahës të PD brenda në qendrën e numërimit ka krijuar tension të madh ndaj është kërkuar ndërhyrja e policisë lokale. Por pavarësisht kësaj puna është pezulluar për disa orë për të filluar sërish gjatë paradites të të martës dhe për të mos shkuar në mbylljen e krejt procesit. Probleme të shumta janë shfaqur edhe në tre KZAZ e vendosura në qytetin e Korçës. Dy prej këtyre qendrave të administrimit dhe numërimit të votave kanë bllokuar numërimin gjatë orëve të paradites duke lënë gjithçka në mes. Kështu në KZAZ me numër 29 e vendosur në palestrën e shkollës së mesme Raqi Qirinxhi, katër kuti janë kontestuar për shkak të parregullsive të pretenduara nga përfaqësues të PD. Kjo ka detyruar këta të fundit të tërhiqen nga numërimi duke lënë dhe një numër të vogël kutish ende të panumëruara. Në këtë zonë zgjedhore PD është në avantazh dhe ka marrë 8674 vota kundrejt 7719 vota që ka marrë PS. Por probleme shumë serioze janë shfaqur me tërheqje nga procesi i numërimit nga përfaqësuesit e PD në KZAZ 30 në qytetin e Korçës, për shkak të një procesverbali që mungonte në kutinë e votimit të fshatit Sovjan. Përfaqësuesit e djathtë në këtë komision pretendojnë për zhdukjen e qëllimshme të procesverbalit i cili pas mbylljes së votimit duhet të jetë brenda kutisë së votimit bashkë me votat e zgjedhësve. Në fakt procesverbali i munguar mendohet që mund të mos jetë hedhur në kuti nga pakujdesia, ndërsa të gjithë anëtarët e komisionit të votimit e kanë atë, ndaj dhe përfaqësuesit e majtë nuk e quajnë këtë një arsye për tërheqjen dhe bllokimin e krejt procesit. Madje ata kanë kërkuar që të bëhet ballafaqimi i numrit të votave me listat e votimit, për të vendosur më tej numërimin dhe rezultatin që ka kjo qendër votimi në fshatin Sovjan që njihet si në mbështetës i të majtës. Nga numërimi i votave në shumicën e kutive rezulton fituese PS me një diferencë mjaft të ngushtë. E shprehur në shifra PS ka marrë 8942 vota kundrejt 8907 që ka marrë PD. Gjithsesi dy forcat kryesore politike janë në një luftë shifrash mjaft të ngushtë mes njëra-tjetrës, ndërsa 12 mandatet e qarkut juglindor të vendit janë ndarë në mënyrë të barabartë 6 për PD dhe 6 për PS. Përsa i përket pretendimeve të forcave të tjera politike si LSI që ka arritur në kuotën e 3.16%, kjo forcë politike nuk ka arritur nivelin për të marrë një mandat në këtë qark. Ndonëse pjesa më e madhe e kutive të votimit në juglindje është numëruar duket se PS ka një epërsi të dukshme. Kështu PS në shkallë qarku ka 42.36% kundrejt 42.46% të PD. Deri në orën 16.00 në këtë qark janë numëruar 366 kuti nga 421 kuti që ka krejt zona. Kështu në lojë janë dhe 85 kuti që nuk pritet të ndryshojnë verdiktin e zgjedhësve të kësaj zone.
Last Updated on Wednesday, 01 July 2009 00:58