E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi i votave në Berat, PS kryeson numrin e deputetëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 4 KZAZ-të e qarkut të Beratit, në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku janë numëruar 298 kuti votimi. Procesi ka përfunduar në fillim në rrethin e Skraparit dhe më pas në rrethet e tjera. Nga përfundimet në përqindje rezulton se Partia Socialiste ka marrë 48.27% të votave, Partia Demokratike ka marrë 26.78 %, LSI 10.85%. Vlen të theksohet se rezultati në favor të PD ka ndryshuar në momentet e fundit ku është  numëruar kutia e fundit në KZAZ-në e bashkisë së Urës-Vajgurore, e cila ka përmbushur numrin e duhur të votave që i duheshin deputetit të tretë për këtë parti në qarkun e Beratit. Në bazë të rezultateve në qarkun e Beratit Aleanca për Ndryshim ka përfituar 33.21%, Bashkimi për Ndryshim 55%, Aleanca Socialiste për Integrim 11.35%. Duke u nisur që nga KZAZ-ja e rrethit të Beratit, procesi ka ecur i qetë por procedurat ligjore për të çuar përfundimin e zgjedhjeve me procesverbal në KQZ-në e qendrës, është bërë më vonesë nga anëtarët e kryesisë së kësaj KZAZ-je. Në këtë rreth forcë e parë ka dalë PS-ja forcë e dytë PS-ja duke u radhitur më pas forcat e tjera politike. Ndërsa në rrethin e Skraparit ku janë numëruar 66 kuti votimi procesi i numërimit të votave ka përfunduar më shpejt se në rrethet e tjera ndërsa fakti i këtij përfundimi në kohë reale tregon se gjatë procesit nuk ka patur asnjë pengesë. Në këtë rreth forcë e parë ka dalë PS-ja, forcë e dytë  PD-ja dhe forcë e tretë partia demokratike. Po kështu në rrethin e Kuçovës ku janë numëruar 47 kuti votimi procesi ka filluar me vonesë për shkak të debateve që ka patur mes kandidatëve për deputet, simpmatizantëve dhe anëtarëve të forcave politike me anëtarë të komisionit për procedurat që do ndiqeshin gjatë procesit të numërimit të votave nga anëtarët e grupit të numërimit. Edhe pse ka mbaruar me vonesë forcë e parë në këtë rreth ka dalë PS, e dyta PD dhe më pas forcat e tjera politike G99, PR dhe LSI. Gjithashtu në Urën Vajgurore procesi i numërimit të votave ka filluar me vonesë pasi KZAZ-ja e kësaj bashkie ka përfshirë në votim dhe qendrat e votimit të komunave të Beratit ku gjithsej kanë qenë 130 kuti votimi. Pas shumë procedurave ka filluar dhe numërimi që ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në të gjitha KZAZ me 130 kuti votimi forcë e parë ka dalë PS-ja me14. 487 vota, Partia Demokratike 7942 vota, LSI me 2284 vota. Në bazë të rezultateve të përfundimeve në përqindje në qarkun e Beratit, PS ka fituar 4 mandate deputetësh, PD ka fituar tre mandate deputetësh, ndërsa LSI ka fituar një mandat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›