Patozi: Shqipëria ka arritur të ketë zgjedhje evropiane
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës Astrit Patozi ka përgëzuar PDI-në për suksesin e arritur deri tani në këto zgjedhje, pasi kjo force politike ka siguruar dy mandate.
Ndërsa për akuzat e bëra në drejtim të tij se ka qenë disa herë në zona ku ai nuk ka qenë kandidat, dhe arsyeja e vajtjes së tij në këto zona ka qenë për të shkaktuar incidente, Patozi u shpreh se nuk kë qenë në ndonjë KZAZ të Lushnjës, por vetëm në Fier ku ka qëndruar jashtë territorit të ndaluar dhe ku ka takuar kolegë të tij. Sipas tij këto deklarata janë bërë nga ata persona të cilët nuk e duan Shqipërinë në Evropë, të cilët kërkojnë me patjetër që të shkatërrojnë këto zgjedhje dhe këtë sistem të numërimit të votave, ku sipas tij këto zgjedhje i kanë plotësuar standardet e kërkuara, dhe se këto janë zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri. Ndërkohë Patozi deklaroi se procesi i numërimit të votave tashme po përfundon me sukses dhe se Shqipëria ka arritur të ketë zgjedhje evropiane.