6 premiera animacioni në Tiranë
• Filmi i animuar shqiptar një natë në “Millenium 2”.
Sot në mbrëmje në orën 19:00, në kinemanë e kryeqytetit do të projektohen premierat e gjashtë filmave vizatimorë të realizuar me financim të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Bëhet fjalë për filmin “Buterfly” të Stefan taçit, një histori që flet për një vajzë të re piktore, e cila gjatë rrugës për në vendtakim me të dashurin, shpaloset një botë e tërë, e cila nuk kuptohet nëse është reale apo e vërtetë. Regjisori Artur Dauti, prezanton “Dy autorë, një personazh, një ...figurante”. Dy epoka historike dhe dy fenomene shoqërore përcillen me një gjuhë filmike mjaft groteske. Ndërkohë Elton Vogli, Ermir Destani dhe Roni Milla prezantohen me filmin “Lunatizëm”, një film që tregon historinë e një prifti të shkëputur tërësisht nga bota, i cili me çmendurinë e tij arrin të vrasi dhe të bëhet shenjt në jetën e përtejme. “Cunami”, është një realizim i Shaqir Veselit. Ndërkohë Artan Maku prezanton premierë “Divi dhe gjahtari”, një film që transmeton dukurinë e hakmarrjes, si veçori e njerëzve që drejtohen në jetën e tyre nga e keqja. “Bishtprerat” është i fundit në këtë prezantim të filmit të animuar, i realizuar nga Gjin Varfi. Ndërkohë gjithë ceremonia është realizuar nga “Maku Production”.