Shqipëria mesdhetare në CNN
• “Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare”, i paraqitet publikut nëpërmjet tre spoteve të cilat do të transmetohen nga sot në kanalin më prestigjioz CNN.
Imazhet e përdorura janë përzgjedhur nga filmime thuajse në mbarë vendin, duke dhënë një pejzash të plotë dhe harmonik të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri – një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi. Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako. Për tre javë të tëra, gjatë periudhës kohore prill-maj 2008, spoti do të evidentojë atraksionet tona kulturore dhe natyrore, të cilat na diferencojnë nga vendet fqinje.