“Ndre Mjeda, mbetet ende i pandriçuar”
• Mentor Quku nuk ka studiuar letërsi. Ai ka studiuar në shkencat natyrore. Por ka 30 vjet që merret me Mjedën. Që këtu lind pyetja: Çfarë është kjo lidhje kaq e ngushte me poetin e njohur? Kush apo çfarë e nxiti? Gjatë shkollës së mesme Quku ka pasur mësues Fadil Podgoricën apo Jup Kastratin, kuptohet që Mjeda do të vinte deri tek nxënësi i ri, me gjithë madhështinë e tij.
Arjeta Ferlushkaj
Kjo i la mbresa të riut Quku. “Këtu është fillimi i kontakteve episodike me Mjedën”, pohon ai. Rastësia vazhdon. Ritakimi Mjeda-Quku ndodh në vitin 1974. Në këtë vit, Akademia e Shkencave organizonte një simpozium për kontributin e rilindësve në letërsinë për fëmijë. Në atë kohë Quku merrej me letërsi për fëmijë, i shtyrë nga nevoja edukative si prind fillimisht, për t’u marrë e pastaj më gjerë. I ndodhur në kohën e sidomos në vendin e duhur (mësues në Barbullush) për të bërë këtë zgjedhje, Quku vendos të prezantohet në simpozium me Ndre Mjedën. Për këtë kumtese punoi thuajse një vit të tërë. “Në fillim më duhej të njihesha me njeriun Mjedë, përpara se të njihesha me kontributin e tij në letërsinë për fëmijë. Në këtë rast, unë zbulova një Mjedë të ri, zbulova krejt afeksionin tim për atë çka ai ishte e çka ai kishte bërë. Pikërisht këtu ndodhi lidhja ime e përjetshme me të”, tregon Quku.
Nxënësi i Mjedës
“Kjo lidhje deri në palcë, siç e quan Quku, i detyrohet një prirjeje e dëshirë që ai ka: të jetë nxënës i Mjedës”. Ka shumë pika takimesh mes këtyre dy njerëzve. Quku thotë se, është i projektuar brenda Mjedës. “Mjeda ka qenë atdhetar i zjarrtë. Jo vetëm e ka dashur vendin e tij, por edhe ka punuar për të. Gjithë jeta e tij është si një himn për kombin, për lirinë dhe integrimin e vendit. Edhe të parët e mi më kanë ushqyer me ndjenja të tilla atdhedashëse. Kjo ishte e para gjë, në të cilën e gjeta veten tek ai. Kontributin e tij në albanologji, në shkencën në përgjithësi, ai ia dedikon jo vetëm talentit të tij, por edhe punës këmbëngulëse. Në këtë këndvështrim e kam pasur udhëheqës Mjedën”, shton studiuesi. “Tendenca e tij për të qenë nxënës i përjetshëm, përputhej me prirjen time po të njëjtë. Kjo është pika e dytë e përbashkët, për të vijuar më tej, edhe më gjatë”. Duke ekzistuar kjo lidhje kaq e ngushtë Quku-Mjeda, natyrisht i pari ka mësuar nga i dyti. I pyetur se cilat koncepte të jetës ka marrë nga Mjeda, Quku përgjigjet: “Mjeda ishte një njeri, i cili kishte princip guximin, lirinë. Ai dëshironte të ishte i pavarur nga kornizat e kohës, kanunet. Ai është një shpirt i pastër, gati-gati naiv, i hapur, tepër i sinqertë. Guxonte shumë, por kur e ka parë se ka qenë larg shekullit të vet, është tërhequr. Ndaj mendoj se me temperamentin, talentin dhe gjenialitetin e tij, ai e tejkaloi shekullin e vet. Shekujt më vonë do ta çojnë atë në piedestal, ashtu siç i takon. Mjeda ka qenë njeri i veçantë e unë kam pasur fat që kam rënë në kontakt me të, që e kam udhëheqës sepse ai më ka bërë të lumtur në dy mënyra: me shembullin e tij dhe me metodën e tij se si njeriu të bëhet i lumtur”, shprehet studiuesi.
Eseistikë me kaq vëllime!
Ka shkruar mjaft vëllime për Mjedën, ndaj edhe vetë e pranon pse e pyesin shpesh pse ka bërë kaq shumë vëllime. “Kur projektova punën për Mjedën, e projektova deri në detajet më të mundshme. Por, çfarë është më e rëndësishmja, kërkoja të ndryshoja metodë. Më përpara, të gjitha monografitë janë bërë në këtë mënyrë: lindi, u shkollua, shkroi këtë-atë, vdiq. Kaq. Gjithçka si formulë. Këtu unë kam dashur të jap mënyrën time të të punuarit, ashtu si e konceptoj unë punën shkencore. Kam lexuar shumë dhe kam vënë re se shkenca nuk bëhet me receta”, tregon studiuesi i Mjedës. Sipas tij, shkenca duhet të bazohet mbi hipotezën, dyshimin, pavarësisht vërtetësisë së tyre, sepse vetëm hipoteza e çon shkencën përpara. “Në shkencën tonë, këtë dukuri, e kam hasur rrallë. Kështu, unë kam punuar me retrospektivë e perspektivë, jam kthyer e rikthyer, kam bërë debate, kam kundërshtuar e argumentuar, kam dhënë versione të reja, kam pranuar gabime që unë vetë i kam bërë në librat e mëparshëm pasi mund të kem gjetur një dokument që ka hedhur poshtë hipotezën që kam ngritur njëherë. Eshtë njerëzore të gabosh, por shkencëtarët e sotëm nuk e pranojnë debatin, gabimin”, shton ai. E duke ndjekur një metodë të tillë pune, natyrisht që mbush shumë faqe. Ka raste kur jep krejt dokumentin. Për dukuri të ndryshme, pasi ka dhënë mendimet e të tjerëve, jep mendimin e tij, ose kundërshton ato që janë shprehur. Më pas ia lë në dorë lexuesit. Në këtë mënyrë krijon një raport me lexuesin dhe studiuesit e ardhshëm. Hap shumë dilema e ndërkohë mbyll shumë të tjera. “Vepra ime është eseistike. Aty ka edhe faqe të bardha. Gjithashtu, Mjedën e kam konceptuar si produkt të epokës së vet. Ne këtë mënyrë, nuk merrem vetëm me Mjedën por më përpara merrem me atë ambient ku ai gjendet. Një shkak tjetër është se në ato faqe nuk është vetëm Mjeda, por edhe Mentor Quku. Ja pse janë kaq shume vëllime sepse të gjitha këto që përmenda kërkojnë shumë faqe. Tendenca ime është të rrudh tekstin sa më shumë sepse i përkas shkollës së Mjedës, të jesh sa më i ngjeshur. Asnjë fjalë më shumë. Por unë nuk e shoh Mjedën në vetvete, nuk jam fanatik i tij. Mjedën e kam mik. Mjedën dua ta ndriçoj sepse është i pandriçuar”, thekson studiuesi.