6 provime shtesë për të shkuar në gjimnaz
Një udhëzim i ministrit të Arsimit për të gjithë nxënësit që kanë dëftesën e lirimit për sistemin tetëvjeçar sqaron të gjitha shtesat e provimeve që duhet të jepen për të nisur gjimnazin. Ky dokument është i vlefshëm për të gjithë nxënësit që nuk kanë qenë pjesë e sistemit 9-vjeçar. Klasa të reja do të hapen në shkollën e natës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e detyruar dy vjet më parë, ndërsa për ata të cilët e kanë lënë shkollën dhe duan të regjistrohen në gjimnaz renditen të gjitha provimet shtesë që duhet të japin deri në muajin dhjetor.
Sipas këtij udhëzimi, nxënësit të cilët kanë përfunduar arsimin e detyruar 8-vjeçar përpara vitit 2009 dhe zotërojnë një dëftesë lirimi për t‘u regjistruar në klasën X të Arsimit të Mesëm duhet të japin këto provime: matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjeografi, letërsi dhe gjuhë shqipe. Për këto provime do të hartohen programe orientuese nga IKT dhe do të miratohen
nga Ministria e Arsimit. "Regjistrimi për të dhënë provimet bëhet në muajin shtator në shkollën ku dëshiron të hyjë. Afati kohor i dhënies së këtyre provimeve është muaji qershor për vitin 2009, deri në muajin dhjetor", thuhet në udhëzim.
Sipas pikave të dokumentit, në qoftë se nxënësi mbetet deri në dy provime, mund t‘i japë ato në sesionin e dytë, gusht, në rast të kundërt i përsërit të gjitha provimet në po ato afate kohore.
Për nxënësit që përfshihen në pikën 1 të këtij udhëzimi dhe që janë nën juridiksionin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, të hapet klasa IX, sipas programit mësimor të vitit shkollor 2009-2010, pranë shkollës së mesme me kohë të shkurtuar "Konstandin Kristoforidhi". Pas vijimit të klasës IX, nxënësit pajisen me dëftesën e klasës IX, bazuar në suksesin e vijueshmërisë gjatë vitit shkollor 2009-2010. Me këtë dëftesë ata mund të regjistrohen në klasën X të arsimit të mesëm me kohë të plotë ose të shkurtuar. Në shkollat e mesme, në të cilat nxënësit pranohen me konkurrim, duhet të ketë dhënë paraprakisht këto provime. Nxënësit mbetës të klasës IX të shkollës së mesme, në vitin shkollor 2007-2008, të cilët shlyen detyrimet shkollore gjatë vitit shkollor 2008-2009, mund të regjistrohen në klasën X të shkollës së mesme me kohë të plotë ose me kohë të shkurtuar në mbështetje të dëftesës së klasës IX të riplotësuar.
Nxënësit të cilët kanë mbetur në më pak se tri provime në klasën IX në vitin shkollor 2007-2008 do t‘i japin këto provime në sesionin e dytë në muajin shtator. Nëse mbeten sërish do të trajtohen si nxënësit e pikës 1 të udhëzimit.