E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretaritë, në pritje të maturantëve

avarësisht ultimatumeve dhe thirrjeve për të gjithë fituesit e fazës së parë për të nisur studimet në një nga universitetet në vend, fluksi i maturantëve që kanë dorëzuar dokumentet është i ulët. Sekretaritë e fakulteteve në kryeqytet kanë hapur dyert dy ditë më parë për të pritur maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit, por shumë pak prej tyre kanë qenë të interesuar për t‘u regjistruar. Koha me shi, por edhe shtyrja e afatit deri në datë 20 shtator, mendohet se janë arsyet kryesore që maturantët e kanë marrë me nge. Por kjo "procedurë" rrezikon të mbushë dyert e sekretarive ditët e fundit para mbylljes së afatit zyrtar të regjistrimeve. Dy ditë më parë, kreu i APRIAL sqaroi se maturantët që janë shpallur fitues të fazës së parë duhet të regjistrohen menjëherë, në mënyrë që të mos humbë e drejta e shkollës dhe për të pasur mundësi të tjera më pas, në varësi të spostimit të listës së fituesve të fazës së dytë.

Në rast se maturantët nuk do të paraqiten në dyert e sekretarive për t‘u regjistruar, ata do të hiqen nga rrjeti i të dhënave duke u skualifikuar përfundimisht nga lista e fituesve të së drejtës së studimit në një nga fakultetet në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›