Mungesa e kushteve higjienike mbyll shkollën e Breglumit
Java e parë e vitit shkollor 2009-2010 në Kukës karakterizohet nga dy ngjarje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. E para është një rast pozitiv, pasi ka të bëjë me shtimin e mundësisë për arsimimin e mesëm për dhjetëra nxënës të komunave të thella të Kukësit, ndërsa rasti tjetër, krejt i kundërt me të parin, ka të bëjë me higjienën në shkollë, e përkatësisht me mungesën e mjediseve sanitare në shkollën e Breglumit.
Hapja e një shkolle...
Që nga viti 1997 dhe më pas, shkollat e mesme në rrethin e Kukësit, të cilat ishin aq me shumicë, duke mos i rezistuar ndryshimeve që po ndodhnin në vend u mbyllën njëra pas tjetrës. Kështu, për gati një dekadë në katër komuna të Kukësit: Bushtricë, Ujmisht, Kalisi dhe Grykë Çajë shkollat e mesme u mbyllën, pasi edhe numri i nxënësve sa vinte e pakësohej për shkak të shpërnguljes së familjeve në drejtim të fushës. Por së fundi pushteti vendor në katër këto komuna kanë kërkuar që në qendër të Bushtricës, që është edhe qendër e krejt zonës së përmendur, të rihapet një shkollë e mesme e orientimit të përgjithshëm që t‘u shërbejë nxënësve të më shumë se 15 fshatrave të tyre, por edhe një komune të Dibrës që ndodhet ngjitur me Bushtricën e Kukësit. Në këto kushte, për një popullsi prej rreth 12 mijë banorësh, Ministria e Arsimit ka urdhëruar së fundi hapjen e shkollës së mesme të përgjithshme në Bushtricë, në mjediset e shkollës 9-vjeçare. Kryetari i komunës, Kujtim Gjoka, tha për gazetën "Shqip" se krahas përpjekjeve për të siguruar miratimin e ministrisë është punuar me kujdes edhe për infrastrukturën e nevojshme të shkollës.
...mbyllja e një tjetre
Ndërsa në Bushtricë hapet një shkollë e re, në fshatin Breglum pezullohet aktiviteti për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Inspektori i Shëndetit Publik, Dritan Biba, tha për gazetën "Shqip" se rasti i Breglumit ishte një rast i veçuar, por që gjithsesi nuk mund të tolerohej. Ai tha se Drejtoria e Higjienës kishte paralajmëruar administratën e komunës në mënyrë të përsëritur për rastin e Breglumit, por deri këto ditë kur mësimi duhet të fillojë, nuk është marrë asnjë masë. "Kemi vërejtur gjendjen e papranueshme të banjove tek ajo shkollë, mungon uji, si edhe mungojnë gropat septike", tha Biba, duke shtuar se në atë gjendje nuk mund të lejonte të niste mësimi. Një këshilltar i komunës i këtij fshati, duke folur për rastin në fjalë, tha se gjendja ishte rënduar për mungesë fondesh, por, siç tha ai, vetë komuniteti do të kontribuojë për ndryshimin e gjendjes në mënyrë që mësimi të nisë në kohën e caktuar.