6 rrugë në ndërtim në Korçë, me fondet e qeverisë
Infrastruktura rrugore në Korçë është duke u rehabilituar në disa segmente njëkohësisht, falë fondeve të buxhetit të shtetit dhe granteve konkurruese të dhëna nga qeveria. “Vetëm gjatë këtij viti është ndërhyrë për sistemimin dhe asfaltimin e 5 rrugëve brenda në qytet, me fonde të siguruara nga grantet konkurruese dhe të ardhurat e bashkisë”, - deklaroi drejtori i Investimeve në bashkinë e Korçës, Leonard Gjançi. Sipas tij, janë investuar 53 milionë lekë vetëm për rikonstruksionin e rrugëve "Ismail Latifllari", "Gjon Buzuku", "Riza Cërova" dhe në vazhdim të saj një pjesë e rrugës "Viktimat e Borovës", si dhe në rrugët "Xhafer Cenko Lubonja" dhe "10 korriku". Një pjesë e fondeve për rikonstruksionin e këtyre rrugëve janë siguruar përmes granteve konkurruese, si në rrugët "Riza Cërova" "Xhafer Cenko Lubonja" dhe "10 korriku". Gjançi shtoi se "Bashkia e Korçës është në pritje të akordimit të fondeve të tjera nga grantet konkurruese për të vazhduar me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet. Në projekt për t'u rehabilituar është rruga "1 Maji" me segmentet që lidhin blloqet e banimit pranë saj". Ai shtoi se me projektin e kanalizimit të ujërave të zeza ndërhyhet në afro 50 për qind të infrastrukturës rrugore në qytetin e Korçës dhe pas shtrimit të tubacioneve do të kryhen dhe investimet për rehabilitimin e këtyre rrugëve të dëmtuara. “Jemi të detyruar të zbatojmë projektet e investimeve në infrastrukturën rrugore të qytetit pas ndërhyrjeve që kryhen për shtrimin e tubacioneve të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza”, - sqaroi Gjançi.
Italia, plane për energji të rinovueshme nga Shqipëria
Italia po kthen sytë nga Shqipëria, duke e konsideruar atë si një vend me një bum energjetik. Shteti fqinj, i cili ka mungesa të theksuara në energji, vlerëson vendin tonë si zgjidhjen më të shpejtë në fushën e energjisë. Italianët mendojnë që krahas planit për ndërtimin e një centrali nuklear në Shqipëri, mund të tentohet që nga Shqipëria të merret energji e rinovueshme, nga gazet apo uji. Në lidhje me këtë fakt, tashmë Italia ka miratuar ndërtimin e një linje energjetike nënujore 400 kilovolt me Shqipërinë, e cila do të shërbejë për të importuar apo eksportuar energji me Shqipërinë. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ministri italian për Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola, i cili u shpreh se ishte firmosur një marrëveshje që autorizonte grupin energjetik italian “Moncada”, për të ndërtuar dhe menaxhuar një linjë të re energjetike për importimin e energjisë nga Shqipëria dhe Evropa Lindore. “Po përshpejtojmë procedurat për realizimin e një infrastrukture të re energjetike, për të garantuar furnizim të sigurt me energji elektrike si dhe për të zgjeruar gjeografinë e investimeve italiane”, - u shpreh Skajola. Linja e re do të ketë një kapacitet prej 500 megavat dhe do të lidhë portin jugor italian të Brindisit me Vlorën. Gjatësia e saj do të jetë në total 155 kilometra. Grupi energjetik “Moncada” bëri të ditur në janar planet për ndërtimin e një linje energjetike edhe me Tunizinë. Italia mbulon rreth 12 deri në 14 për qind të nevojave për energji nëpërmjet importit që më së shumti vjen nga Franca.