Berisha, sot tek “Uji i Ftohtë”
Kryeministri Sali Berisha në vijimësi të turit “Shqipëria po ndryshon” zhvillon sot një vizitë në qytetin e Tepelenës. Ai do të inaugurojë rrugën Tepelenë–Gjirokastër, si dhe do të zhvillojë një takim me banorët tek Uji i Ftohtë i Tepelenës. Programi i vizitës së kreut të qeverisë Berisha në Tepelenë nis në orën 10:30 me inaugurimin e rrugës Tepelenë–Gjirokastër dhe në 10:45 do të ketë një takim me banorët tek Uji i Ftohtë i Tepelenës. Para tri ditësh Berisha ishte sërish në Jug të Shqipërisë, në zonën e bregut të Sarandës ku inauguroi disa investime të qeverisë që i vijnë në ndihmë infrastrukturës rrugore të kësaj zone.