E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello shpreh shqetësim për TVSH-në

Deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, u shpreh ditën e djeshme se Televizioni Publik Shqiptar nuk po respekton minutazhin që kërkohet mes opozitës dhe mazhorancës. Sipas Bellos, partitë e opozitës po lihen në hije nga TVSH-ja, duke pasur si pasqyrim tri herë më pak kohë se mazhoranca. “Para disa ditësh, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ngritëm shqetësimin se Radio Televizioni Publik shqiptar po kthehet në një instrument në duart e mazhorancës, duke përgatitur emisione speciale për gjithçka nxjerr nga goja Kryeministri Berisha dhe turet turistike të kryeparlamentares Jozefina Topalli. Çuditërisht, reagimi nuk erdhi nga drejtuesit ekzekutivë, por nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, i cili demonstroi se është krejt i paaftë dhe se nuk kupton akoma se është zgjedhur për të respektuar ligjin dhe jo për ta shkelur atë. Me një arrogancë të shfrenuar ndaj përfaqësuesve të trupës legjislative, karakteristikë kjo e shefes së tij, znj. Topalli, kryetari i KDRTSH-së dhe njëherë kërceu si ta kishte pickuar gjarpri, duke shfaqur hapur alergjinë ndaj togfjalëshit “taksapaguesit shqiptar디, - tha Bello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›