Berisha ngushëllon Zapateron për tragjedinë
Kryeministri Sali Berisha ngushëlloi dje Kryeministrin e Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, për humbjen e jetëve njerëzore në aeroportin “Barajas”, në Madrid. Z. Berisha i drejtohet atij me fjalët: “I nderuar zoti Kryeministër. Tragjedia në aeroportin “Barajas” në Madrid, në të cilën humbën jetën shumë qytetarë, ka pikëlluar thellë jo vetëm kombin dhe vendin tuaj, por dhe të gjithë miqtë e Spanjës kudo në botë. Shqiptarët ndajnë me ju zoti Kryeministër zinë dhe dhimbjen që ka krijuar kjo katastrofë e rënde ajrore. Me këtë rast pranoni zoti Kryeministër ngushëllimet më të thella të miat personalisht dhe të qeverisë shqiptare, solidaritetin dhe simpatinë më të madh për ju, familjet e viktimave dhe për mbarë kombin tuaj”, - përfundon mesazhi i Kryeministrit të Shqipërisë.