E Diel, 1 Nëntor 2026

60 fotografi ndërkombëtare në Galerinë e Arteve



Edicioni i parë i konkursit ndërkombëtar për fotografë të rinj “Sotiri”, i cili u mbajt në Korçë më 15 maj – 6 qershor 2008, sot vjen në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet, për të qëndruar i hapur në formën e ekspozitës fotografike deri më 16 tetor. Organizatorët bëjnë të ditur se janë 60 fotografi të 19-të autorëve të rinj nga Austria, Belgjika, Greqia, Hollanda, Sinagapori, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Finlanda, Kosova, Gjeorgjia e Shqiperia, të cilët do të sjellin për publikun perceptimet artistike mbi konceptin “Save this/Ruaje këtë”. Koncepti fton për një marrëveshje mes fakteve dhe historisë, për të sjellë perceptime të artistëve mbi atë që ndodh në qendër dhe periferi të vëmendjes njerëzore. Në aktivitetin e mbajtur në Korçë, artistja spanjolle që jeton në Belgjikë, Itsasne Casas u vlerësua me çmimin e parë për projektin më të mirë fotografik të titulluar “Solitude”. Ndërkaq janë vlerësuar dhe artistja shqiptare Ornela Muka me çmimin e dytë, si dhe Sonilda Bardhoshi me serinë e fotove “Proud to be a shadovv”. Ekspozita që çelet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ka si qëllim përcjelljen e nismës jo vetëm estetike të Qendrës Kulturore Lindart, por edhe kthimin e vëmendjes te fotografia tradicionale e bashkëkohore në Shqipëri. Nuk do të mungojë edhe një katalog bilingual i cili do të promovojë konkursin në fjalë. Ekspozita është mbështetur nga Svviss Cultural programme in the VVestern Balkans, Bashkia Korçë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, KulturKontakt (Austri), etj.

2 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›