Përdhunimi i fëmijës, të afërmit kërkojnë dënim maksimal
Të afërmit e djalit 4-vjeçar, i cili u përdhunua dy ditë më parë kërkojnë dënim maksimal për 20-vjeçarin që kreu këtë akt të shëmtuar. Familjarët e vogëlushit të përdhunuar ishin dje në Tiranë, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", ku po kurohet djali i dëmtuar rëndë fizikisht dhe psikologjikisht. Ndërkohë, i arrestuari për këtë krim ka pranuar përpara policëve fajësinë dhe pritet që të dalë shumë shpejt përpara gjykatës në Peshkopi.
Familjarët
Iliaz Halili, babai i fëmijës së përdhunuar nga një i afërm i tij në fshatin Bahute, punon në Greqi si emigrant i ligjshëm dhe është kthyer me urgjencë pranë familjes pas marrjes së lajmit të rëndë. I tronditur nga ajo që ka ndodhur ai e konsideron krimin "të padëgjuar" dhe kërkon që drejtësia të veprojë me ashpërsi.
"Djali ka dalë si gjithë fëmijët e tjerë, në rrugë. E ka gënjyer, i ka dhënë çokollata, e ka marrë te shpia... djalë 4 vjeç, foshnjë është", tregon babai, ndërsa shton se "Po të kishte qenë djali im që do ta kishte bërë një veprim të tillë, do ta kisha vrarë vetë, nuk do ta kisha lënë të shkojë nëpër burgje. Kërkoj nga drejtësia burg të përjetshëm. Gjestin që ka bërë nuk e kemi dëgjuar asnjëherë. Edhe në kohët primitive nuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur sot".
Ndërsa xhaxhai i fëmijës së përdhunuar, Ruzhdi Halili, është edhe më i ashpër, ai kërkon dënim me vdekje për atë që e quan "monstër". "Unë prej shtetit dua drejtësi edhe dënim maksimal. Unë them drejtësi dhe dënim me varje. Këta monstra nuk kanë ç‘duhen", thotë Ruzhdiu i revoltuar.
Maniaku
Ledion Halili, 20-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e kushëririt të mitur pritet të dalë sot përpara togave të zeza në Peshkopi, për t‘u njohur me akuzën dhe për t‘iu përcaktuar masa e sigurisë. Burime zyrtare të policisë së Peshkopisë thanë dje se 20-vjeçari e ka pranuar krimin kur është marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore, madje ka treguar edhe detaje të ngjarjes, që përputhen me ato që u ka treguar vetë vogëlushi i dhunuar prindërve të tij. Policia tha gjithashtu se Ledion Halili është një person që gëzon shëndet të mirë mendor dhe për këtë arsye nuk do të ketë asnjë lehtësi në trajtimin e tij nga drejtësia. "Përveç faktit që nuk ka asnjë dokument që të provojë probleme mendore të tij, edhe nga biseda me të kuptohet se nuk ke të bësh me një person që vuan nga ndonjë sëmundje mendore. Sigurisht që nuk ka sjellje fort normale, është fare pa arsim dhe jo shumë i komunikueshëm, por nuk mund të konsiderohet person me probleme mendore, që të mund të përfitojë nga kjo", tha një oficer i policisë së Dibrës që po merret me hetimin e ngjarjes së rëndë. Oficeri i policisë tha gjithashtu se është përpiluar tashmë akuza për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, në rrethana rënduese.