60-vjetori i Sistemit të Kartonit Jeshil
Sistemi ndërkombëtar i kompensimit të viktimave të aksidenteve të trafikut rrugor po feston 60-vjetorin e tij. Sistemi i Kartonit Jeshil lehtëson rrjedhën e trafikut rrugor në kalimin e kufijve në Europë dhe garanton kompensimin e viktimave vendase të aksidenteve të shkaktuara nga automobilistët e huaj.
Në Europë, çdo vit, ndodhin më shumë se 500.000 aksidente midis automobilistëve që nisin udhëtimin nga shtete të ndryshme të Sistemit të Kartonit Jeshil. Nëse ju përfshiheni në një aksident rrugor në vendin tuaj, i cili shkaktohet nga një mjet me targa të huaja, ju mund të zgjidhni kërkesën tuaj për dëmshpërblim nëpërmjet Sistemit të Kartonit Jeshil. Ju mund t‘ia drejtoni kërkesën për dëmshpërblim Byrosë Tuaj Kombëtare të Sigurimeve Motorike, e cila do ta shlyejë atë në përputhje me ligjin kombëtar në fuqi. Më pas, Byroja Kombëtare do t‘i drejtohet siguruesit të automobilistit që është përgjegjës për aksidentin. Sot, Sistemi i Kartonit Jeshil ka 45 anëtarë, të cilët janë kryesisht shtete europiane, si dhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani, për arsye historike. Në Sistemin e Kartonit Jeshil përfshihet edhe Byroja Shqiptare e Sigurimit. Kohët e fundit edhe Rusia është bashkuar me Sistemin e Kartonit Jeshil. Sistemi i Kartonit Jeshil, një lehtësues për kalimin e kufijve! Çdo automobilist që drejton një automjet me targa të regjistruara në një nga këto 45 shtete, falë Sistemit të Kartonit Jeshil, është i çliruar nga detyrimi për t‘u pajisur me policë kombëtare sigurimi në kufi (policë kufitare), nëse ai/ajo është i pajisur me një certifikatë ndërkombëtare sigurimi (Karton Jeshil). Përveç lehtësimit në kalimin e kufijve, Sistemi i Kartonit Jeshil organizon gjithashtu dhe shlyerjen e kërkesave për dëmshpërblim. Byroja e Siguruesve Motorikë e vendit të vizituar mbron palët e dëmtuara nga mjetet e siguruara me karton jeshil. Kjo Byro është e autorizuar, duke u mbështetur në autorizimin e dhënë nga Byroja që ka lëshuar kartonin jeshil, të ndjekë procedurat ligjore lidhur me çdo kërkesë për dëmshpërblim. Kjo Byro, gjithashtu, mund të trajtojë dhe të shlyejë kërkesën për dëmshpërblim në emër të Byrosë që ka lëshuar kartonin jeshil.