Grevistët në errësirë, ndërpritet qëllimisht energjia
Pesëmbëdhjetë studentë, që për pesë ditë janë futur në grevë urie, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Katër prej tyre janë shoqëruar dje në spital, ku janë vizituar dhe trajtuar nga mjekët për rreth pesë orë. Më pas ata janë rikthyer te shokët e tyre grevistë, në auditorët e Universitetit Bujqësor.
Ndërkaq, dje, gjatë orës 19:00, një tjetër rast në gjendje të rëndë është shoqëruar në shërbimin infektiv.
Të shtirë në tokë, të mbuluar me batanije, ngjitur njëri me tjetrin në një klasë të vogël, me krevate të sajuara me baka, flasin me zë të ulët dhe mundohen të shpjegojnë arsyen pse janë futur në grevë. Dje, në ditën e katërt të grevës, dikush ka dashur t‘i "sabotojë", për t‘i thënë me "lezet": ‘kthehuni më mirë në shtëpi‘, duke u përpjekur në këtë mënyrë të shkaktojnë edhe humbjen e durimit në radhët e grevistëve. Askush prej tyre nuk e ka menduar të rastësishme ndërprerjen e energjisë elektrike. Lagjet përreth, lokalet apo qendrat e banimit nuk janë përjashtuar nga furnizimi me energji elektrike, vetëm Universiteti Bujqësor nuk kishte drita. Sipas studentëve, ky nuk mund të jetë kufizim i energjisë, siç ndodh "ndonjëherë" për shkak të remonteve, por edhe në një rast të tillë, universiteti ka linjë të veçantë, meqë bën pjesë në listën e institucioneve të rëndësisë së veçantë. Pavarësisht kësaj, askush nuk është tërhequr nga greva. "Deri tani nuk kemi pasur asnjë reagim nga autoritetet arsimore, nëse do të vazhdojë e njëjta indiferencë, do t‘i bashkohen grevës edhe studentë të tjerë", sqaruan dje grevistët.
Asnjë profesor, asnjë përfaqësues nga dekanati nuk ka shkuar t‘i takojë ata, t‘i pyesë nëse janë mirë apo të nisë negociatat për t‘i dhënë zgjidhje. Të vetmit që janë interesuar për shëndetin e 20-vjeçarëve janë prindërit e tyre, të cilët i përshëndesin nga dritarja, pasi nuk lejohen të futen në mjediset e grevës.
Gjendja shëndetësore
Gjendja e të rinjve është e përkeqësuar, fill pas kalimit të ditës së tretë. Dje janë trajtuar në shërbimin infektiv, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" katër studentë grevistë, gjendja shëndetësore e të cilëve ishte më shumë se e rënduar. Një autoambulancë me dy mjekë përgjegjës qëndron brenda Universitetit Bujqësor, për të qenë në gatishmëri në rast urgjence. Ambulanca ka shoqëruar dje studentët e Bujqësorit për ndihmë të specializuar në QSUT. "Kanë pasur këputje, dhembje koke, debolesë, janë rënduar, kanë katër ditë që i janë futur grevës së urisë", sqaroi organizatori i grevës, Entel Agolli.
Sipas tij, nëse nuk do të ketë reagime nga autoritetet arsimore do t‘i bashkohen grevës edhe studentë të tjerë.
Problemi
Studentët kërkojnë vazhdimin e studimeve në nivelin e dytë, sipas Kartës së Bolonjës. Por drejtuesit e këtij universiteti kanë vendosur një mesatare pranimi, si kusht për kalimin në nivelin e dytë. Studentët kërkojnë të ndjekin studimet e ciklit dyvjeçar, për të marrë një diplomë të nivelit të dytë të integruar, kjo në përputhje me sistemin e Bolonjës. Të rinjtë paralajmërojnë se do të rrinë të ngujuar deri në fund të zgjidhjes së kërkesës së tyre, kjo pasi cikli trevjeçar që ata kanë përfunduar aktualisht nuk njihet nga tregu i punës si diplomë. Aktualisht kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e nivelit të dytë vetëm 36 studentë, ndërkohë që janë edhe 150 të tjerë të cilët kërkojnë të ndjekin këtë sistem.