64 ftesat e Topallit drejt PS-së: Deputetë shpëtoni mandatin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli disa dite para rifilllimit te punimeve te kuvendit i kerkon deputeteve te majte te thyejne bojkotin dhe te behen pjese e jetes parlamentare. Ne letrat derguar secilit deputet socialist zonja Topalli i njofton ata se mandati i tyre mbaron me 6 mars. Ajo i referohet nenit 71 te kushtetutes sipas te cilit mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlfeshem kur ai nuk ben betimin dhe kur mungon pa arsye per 6 muaj rresht ne kuvend.
“Me date 6 mars 2010 mbushen 6 muaj nga mbledhja e kuvendit. Sesioni i
ri do te mblidhet me 18 janar 2010. Deri me date 6 mars 2010
parashikohet zhvillimi i seancave plenare ne datat 18, 21, 28 janar, 4,
11,18, 25 shkurt dhe 4 mars. Ne keto rrethana ju njoftoj se ne keto
séance plenare ju keni mundesine te nderprisni bojkotin dhe te mos
lejoni mbarimin e mandatit tuaj si per shkak te mosberjes se betimit
ashtu dhe per shkak te mospjesmarrje ne punimet e kuvendit per 6 muaj
rresht” shkruan kryeparlamentarja Topalli.
Ajo fton deputetet e opozites qe te jene te pranishem ne seancen e
hapjes se sesionit te dyte parlamentare me 18 janar, ku sic ajo ben te
ditur do te debatohet per gjendjen e emergjencave civile ne Shkoder.
Me celjen e punimeve te parlamentit te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit
2009, deputetet socialiste vendosen te bojkotojne per shkak te
qendrimit qe u mbajt per zgjedhjet dhe kerkeses per hapjen e kutive.
Nese bojkoti do te vazhdoj deri me 6 mars kryeparlamentarja Topalli ka
paralajmeruar nisjen e procedurave per zevendesimin e deputeteve qe
humbasin mandatin.
Taulanta Boja
< I mëparshmi