E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kontributi i PS në Kuvend, i rëndësishëm

Ministri i Jashtem Ilir Meta vlerësoi si shume te rendesishem vendimin e opozites per tu futur ne Kuvend ne seancen ku do te flitet per situaten e krijuar nga përmbytja ne veri.

"Natyrisht, çdo veprim që rrit efikasitetin e gjithë institucioneve,
përfshirë këtu dhe Parlamentin, për të përballuar këto çështje me të
cilat po ndeshen banorët e Shkodrës e të Nën-Shkodrës jo vetëm sot por
edhe nesër, sepse është një proçes që do të vazhdojë edhe pas evakuimit
të ujit, pasi pasojat kanë mbetur atje, absolutisht është veprimi më i
mirë dhe në këtë drejtim. Parlamenti mund të bëjë shumë më tepër duke
patur edhe angazhimin e opozitës", deklaroi Ilir Meta, zv.kryeminister
dhe minister i Jashtem.

Meta e beri kete koment pas nje takimi qe pati me kryetarin e kryqit te
kuq shqiptar Shyqyri Subashi me te cilin folen per nderhyrjen e kësaj
organizate per përballimin e situates se krijuar nga përmbytjet ne
Shkoder.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›