E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHZH, 3.9 milionë lekë investime për ndërtimin e rrugëve rurale

3.929 milion lekë do të jetë për 2010 buxheti i fondit shqiptar të investimit. Ministrat dhe pushtetarët vendorë në përbërje të tij kanë vendosur që 65% e tij të shkojë për rikonstruksionin e rrugëve rurale, konkretisht 340 km.

“Prej këtij projekti 65% do të financojë rrugët rurale dhe këtë vit do
të ndërtojë dhe rehabilitojë 340 km rrugë. Pjesa tjetër do të financojë
28 ujësjellës në 50 fshatra në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër si dhe
zhvillimin social-ekonomik me theks turizmin në 20 bashki dhe komuna”
tha ministri i shtetit Genc Pollo.

Për vitin 2010 këtij projekti për rehabilitimit të rrugëve dytësore do
t’i bashkëngjiten dhe financimet e Berzh, e BEI, dhe IDB duke e cuar
shumën totale në 335 milion dollarë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është
një agjensi autonome implementues projektit për ujen e varfërisë rurale,
e krijuar që në vitin 1993.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›