Berisha: Stop korrupsionit në universitete
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshim te raporteve pedagog student, pasi vetem keshtu mund te arrihet cilësia eshte shprehur ai. Ne nje takim me rektore, dekane, profesore, per implementimin e Bolonjes, Berisha u shpreh se rritja e numrit te studenteve eshte thelbesore, por nuk mund te pranohet raporti ekzistues, kur nje pedagog ju jep mesim mbi 50 studenteve.
Ai u shpreh se ka fakte kur universiteteve ju jane trefishuar
investimet, por drejtuesit e tyre nuk i kane përdorur fondet ne kohe.“Nuk mund të pranohet në mënyrë absolute standarti 1 pedagog me 50
studentë. është iluzore cilësia. është iluzion. Ju bëj thirrje të
rekrutoni më të mirët” tha Berisha.
Por kreu i qeverise u shpreh i bindur se do te luftohet dhe korrupsioni
ne stafet pedagogjike: “Nuk ka më të rëndë, të papranueshme se sa
kërkesa që i bën pedagogu studentit për notën. Kur një akt të tillë e
bën një polic, anëtar i policisë rrugore ai bën një krim dhe ndëshkohet.
Po kur e bën një anëtar i stafit akademik? I elitës së kombit? Kjo
është tmerrësisht e rëndë”.
Ndersa kreu i arsimit Myqerem Tafaj u shpreh se implementimi i procesit
te Bolonjes, ne universitete do te pasohet dhe nga projekte te tjera, si
ai per vlerësim dhe akreditimin e universiteteve publike dhe jo
publike.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi