Drejtori i Vaut të Dejës: Portat u hapën në 30% të kapacitetit

Përmbytjet në qarkun Shkodër ishin pasojë e reshjeve të mëdha në pak ditë, ndërsa hidrocentralet mbi Drin qenë një rregullator që e shpëtuan zonën nga katastrofa. Drejtori i hidrocentralit të Vaut të Dejës, Sokol Ramadani, e argumenton këtë me faktin se portat e hidrocentralit qenë të hapura vetëm në 30 për qind të kapacitetit të tyre.
• Përmirësohet situata në Shkodër
• Shqipëria nuk ka importuar energji nga Kosova
“Kjo nuk është se ndodhi këtë herë dhe nuk është se ndodhi vetëm nga
shkarkimet e hidrocentraleve. Ky është një problem i bashkangjitur me
shkarkimin e disa lumenjve që futen në shtratin e Bunës, të liqenit dhe
njëkohësisht të shkarkimeve tona. Digat kanë 5 porta të cilat kanë
aftësi shkarkuese të mëdha dhe në këtë rast nuk kanë qenë as 30% të
hapura portat e shkarkimit” tha Ramadani.
Drejtuesi i hidrocentralit thotë se shkarkimet do të ndodhnin edhe sikur
baseni të ishte bosh fare. Sipas tij në 10 ditë është dashur të
shkarkohen sasi të barabarta me trefishin e ujit që mban diga. Sipas tij
puna e mirë tregohet edhe nga fakti që teknikisht situata u përballua
pa asnjë problem.
”Agregatët kanë punuar në mënyrë perfekte dhe nuk kemi pasur asnjë
avari. Të gjitha pajisjet e tjera ndihmëse sic jane portat apo vinçat që
lidhen me procesin teknologjik të hidrocentralit kanë punuar 100%. Kjo
tregon që puna e mëparshme remontuese që bëhet gjatë verës i ka shërbyer
ekzaktëisht punës së dimrit” tha Ramadani.
Hidrocentrali i Vaut të Dejës është i fundit në Kaskadën e Drinit. Ai
mbledh prurjet e dy hidrocentraleve të tjera dhe punonjësit e tij kanë
përballuar situatën më të vështirë dhe presionin më të madh gjatë 10
ditëve reshje të këtij fillim janari.
Adi Darsi
Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )
< I mëparshmi