PS: Thyejmë bojkotin për Shkodrën. Montobio: Dialog mes palëve
Socialistet do t’i japin fund bojkotit te parlamentit, nese zhvillohet nje seance e jashtezakonshme per situaten ne Shkoder. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni beri publik kushtin e ri te socialisteve per te hyre ne kuvend, e pyetur gjate nje konference per shtyp nese partia me e madhe ne opozite eshte gati te rikthehet ne kuvend."Jo. Vetëm në rast se ka një seancë të jashtëzakonshme për situatën e
përmbytjeve. Vendimi do të jetë institucional dhe politik i gjithë
grupit parlamentar të PS” tha Gjermeni.
Hyrja ne kuvend per Shkodren duket se do t’i sherbeje socialisteve edhe
per te bere betimin dhe per te evituar djegien e mandateve te
deputeteve, ashtu sic jane paralajmeruar. Me betimin ne kuvend shmanget
edhe cregjistrimi nga partia i 5 deputeteve socialiste te Levizjes per
Mendimin Ndryshe. Por, Erjon Brace siguron se edhe ne rast betimi ne
kuvend, bojkoti do te vazhdoje serish i pandryshueshem. "Si me betim, si pa betim, ne do të garantojmë deri në fund bojkotin dhe
cilësinë e bojkotit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Berisha duhet
të harrojë që mund të prodhojë një PS të re, qoftë dhe me ndihmën e
zonjës plakë, Doris Pack. Nuk mund të krijojë dot një PS alternative. Të
gjitha përpjekjet e Sali Berishës për të krijuar një PS alternative
brenda PS do të dështojnë” tha Brace.
Ne letren qe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i dergoi secilit prej
deputeteve socialiste, shpjegohet qe seanca e te henes do te kete si
synim kryesor te saj diskutimin e situates ne Shkoder, por aty nuk
permendet fjala e perdorur nga socialistet, si nje seance e
jashtezakonshme. Arta Dade tha se Topalli nuk duhet te kete marredhenie
individuale me deputetet.“Do të ishte mirë që zonja Topalli të bënte
detyrën e saj si spikere e parlamentit dhe marrëdhëniet e saj me
deputetët nuk janë individuale, por institucionale” tha Dade.
Gjate paradites kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u takua me
ambasadorin e KE-se Lohan dhe ambasadorin e Spanjes Manuel Montobio de
Balanse, te cilet vec te tjerash kerkojne dialog mes paleve.“Komisioni Europian është shprehur që më parë se rruga për të mbrojtur
demokracinë është dialogu politik nga të gjitha partitë kryesore në vend
dhe mes autoriteteve dhe partive” tha Montobio.
Dorian Kodra
< I mëparshmi