69-vjeçarja në 69 maratona
Britanikja Paulin Newsholme, ka vrapuar për të 69-n herë në një maratonë në moshën e saj 69-vjeçare.
Ajo është përpjekur për të mbledhur para për fëmijët e sëmurë, pasi vajza e saj ishte e paralizuar. Paulina ka vrapuar nëpër maratona si ato të Helsinkit, Torontos, Nju Jorkut, Dublinit, Venedikut e Parisit. Ajo ka vrapuar dhjetë herë në maratonën e Londrës, disa herë e shoqëruar nga burri i saj Erik, 72-vjeçar dhe vajza e saj Glenda, 45-vjeçare, ndërsa maratona e saj e fundit ka qenë në Edinburgh. Paulina ka dashur të grumbullojë para për t’i ndihmuar fëmijët, pasi vajza tjetër e saj, Claire, ishte paralizuar në moshën gjashtëvjeçare. Edhe pas rikuperimit të plotë të Claire, Pauline kishte vazhduar të vraponte, ndërsa mundimi i saj është shpërblyer, duke grumbulluar më shumë se 20.000 sterlina për bamirësi.