E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona e takave spilë

Një garë e çuditshme u organizua në kryeqytetin bullgar. 

Ndërsa shumë kryeqytete të botës njihen për lojërat tradicionale, që zhvillohen prej dekadash mes banorëve apo edhe turistëve, këtë verë në Sofje zhvillohej gara “Vrapim i stiluar”, një garë mes sportives dhe klasikes. Gara u krye në qendër të Sofjes. E veçanta e kësaj gare ishte se konkurrenca për shpejtësinë u bë mbi taka të larta spilë. Gara u zhvillua më 2 gusht. Konkurrentët, që jo domosdoshmërisht duhet të ishin femra, (në garë kanë vrapuar edhe meshkuj me taka të larta) duhet të përshkonin një distancë prej pesëdhjetë metrash. Lartësia minimale e takave, që ishte kusht i garës, duhet të arrinte nëntë centimetra. Çmimi i parë ishte 1 500  euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›