E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vasil Shanto” me palestër të re

Me fillimin e vitit të ri shkollor nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë do të kenë një palestër të re për të zhvilluar në orën e fizkulturës. 

Me një fond prej 6 milionë lekësh Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e palestrës ekzistuese. Terreni sportiv do të jetë i pajisur edhe me ambiente për të ndjekur aktivitetet e ndryshme të shkollës.  Shkolla është rikonstruktuar totalisht në vitin 2000. Palestra është konceptuar në planimetri në formë të rregullt gjeometrike dhe është e mbuluar me një strukturë të ngritur prej elementesh metalikë dhe panelesh, një pjesë e të cilave të tejdukshëm për efekt të ndriçimit natyral. “Kjo është një politikë e cila synon çdo vit të rrisë potencialin e kryeqytetit, jo vetëm në përmasën e tij mjedisore, por edhe në përmasën e tij sportive”, u shpreh gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku, Edi Rama.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›