Afera në Hipotekë, Artan Mehmeti: Nuk e njoh “sekserin” Veiz Senko
TIRANE – Ish-regjistruesi i Zyrës Qendrore të Hipotekës në Tiranë, Artan Mehmeti, i arrestuar gjatë aksionit “Furtuna”, reagoi dje menjëherë pas
publikimit të pjesës nga dosja penale, ku citohen deklarime dhe përgjime të shtetasit Veiz Senko, i cili pretendon se ka marrë ryshfet nga qytetarët në emër të punonjësve të Hipotekës. “Nuk kam asnjë njohje dhe asnjë lidhje me personin Veiz Senko. Nuk e kam takuar asnjëherë këtë njeri, nuk e kam njohur dhe nuk e njoh as para dhe as pas arrestimit”, është shprehur ish-regjistruesi i Hipotekës Artan Mehmeti. Ai madje ka mohuar implikimin apo bashkëpunimin, edhe në veprimet për të cilat janë arrestuar personat e tjerë, që u kapën në kuadër të aksionit “Furtuna”. I bindur në pafajësinë e tij, ish-regjistruesi i Hipotekës është shprehur se nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me shtetasin e quajtur Veiz Senko, as në biseda telefonike apo verbale me këtë person. Reagimi i të arrestuarit që ndodhet në paraburgim, erdhi pas publikimit ditën e djeshme në gazetën “Panorama”, të pjesës së dosjes që lidhet me përgjimet telefonike, që i janë bërë të akuzuarit si sekser Veiz Senko dhe pjesë ku bëhet fjalë për procesverbalet e marrjes së tij në pyetje. Në dokumentet hetimore të siguruara nga gazeta, në të cilat u bazua artikulli, thuhet se “nga shpjegimet e dhëna nga personi në hetim Veiz Senko lidhur me mënyrën e regjistrimit të pronës me sipërfaqe 14 mijë metra katrorë, ai ka pranuar se ka marrë 35 mijë euro nga një qytetar”. Sipas dosjes penale të Prokurorisë, përgjimet dhe dëshmitë e dhëna nga Veiz Senko, tregojnë se ai kishte marrë shumën e parave për t’ua paguar punonjësve të Hipotekës, që ata të regjistronin pronën në emër të një qytetari, i cili sikurse është përgjuar dhe më pas ka dëshmuar Veiz Senko, kishte dokumente të falsifikuara për truallin objekt hetimi. Në dosje ndodhen transkriptimet e përgjimit të bisedave telefonike të bëra mes Veiz Senkos dhe qytetarit, që kërkonte regjistrimin e pronës. Në këto biseda rezulton se, i akuzuari si sekser ka kërkuar dhe i ka marrë paratë, në dy raste nga 35 mijë euro për dy prona të ndryshme, siç është shprehur ai për t’ua dhënë punonjësve të Hipotekës. Megjithatë, në këto biseda të zbardhura, nuk është saktësuar emri i punonjësit të Hipotekës, i cili ka marrë paratë e ryshfetit. tr.so