E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 260 raste me tumor

Rreth 260 gra kanë mundur të kapin në kohë një tumor në gji nga janari i këtij viti. 

Gjithçka në sajë të rrjetit të mamografive (aparatura që diagnostikon kancerin e gjirit) në 4 qytetet më të mëdha në vend. Brenda këtij harku kohor janë bërë rreth 10 mijë ekzaminime falas. “Prej tyre janë konstatuar rreth 260 raste pozitive me kancer, një numër që konsiderohet i lartë”, është shprehur drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardhi Spahia. Sipas tij, numri i ekzaminimeve dëshmon për një sensibilizim të grave për diagnostikimin në kohë, si trajtimi më i suksesshëm i kancerit të gjirit. Por, nga ana tjetër, ai u bëri thirrje të gjitha femrave që të tregohen më bashkëpunuese me mjekët, pasi përmes projektit u jepet mundësia që të ekzaminohen në kohë. Instalimi i mamografive në rrethe është mundësuar në kuadër të projektit INTERREG III, me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim shtrirjen e këtij shërbimi në shkallë kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›