7 muaj pa rroga specializantet e mjekesise protestojne
Specializantët e mjekësisë kanë protestuar në ambjentete e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi prej 7 muajsh nuk kanë marrë asnjë pagesë. Mes të tjerash mjekët e rinj thonë se po punojnë pa kontratë dhe po vazhdojë punën pa ndërpreje, nëpër rrethet ku ata janë caktuar.
"Ne jemi specializantë të mjekësisë. Kemi 7 muaj që kemi filluar specializimin. Na takonte kuota me rrethet në varësi të rezultateve të provimit. Ka 7 muaj që këto kontrata nuk janë lidhur dhe ministri refuzon të na presë. Duke qenë se kontrata nuk është bërë, pagesë nuk ka pasur. Puna ka vazhduar normalisht 8 orarsh në qendrën spitalore universitare", tha Aida Zaka, specializante e mjekësisë.
Mbi 100 është numri i specializantëve të mjekësisë, të cilët punojnë pa kontrata pune dhe të papaguar. Ata kanë bërë disa protesata dhe ende nuk kanë marrë përgjigje se si do të zgjidhet situata.
Julia Bardhushi