E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 të vdekur pas një shpërthimi në Mianmar

Së paku shtatë persona kanë vdekur, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar, pas shpërthimit të një bombe në juglindje të Mianmarit, kanë njoftuar sot mediet zyrtare, duke fajësuar për këtë sulm separatistët karen.

Bomba ka shpërthyer gjatë një kremte në Phapon, një qytet në shtetin Kayin, me popullatë shumicë karene, rreth 190 km në verilindje të Yangonit.

“Është mësuar se bomba është vendosur nga Unioni Kombëtar Karen (KNU), grup ky terrorist kryengritës”, kanë njoftuar gazetat shtetërore.

Në raport nuk o ofruan detaje apo dëshmi për atë se kryengritësit karenë ishin vërtetë përgjegjës për këtë sulm.

Sulmet me bomba më të vogla në vendet publike janë një dukuri mjaft e shpeshtë në Mianmar, për të cilat sulme qeveria ushtarake e këtij vendi shpesh fajëson KNU-në.
KNU ka filluar luftën për një autonomi më të madhe për karenët, që nga pavarësimi i Mianmarit nga Britania në vitin 1948.

Qeveria aktuale ushtarake e Mianmarit ka vendosur armëpushim me 17 grupe të ndryshme etnike dhe me gjashtë grupe të shkëputura nga KNU-ja, që nga ngritja e ushtarakëve në pushtet në vitin 1988.

Sidoqoftë, negociatat paqësore me thelbin kryesor të KNU-së deri me tani kanë dështuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›