Gjermania dhe Spanja kthejnë vaksinat

Autoritetet shëndetësore gjermane dhe ato spanjolle kanë njoftuar të enjten se do të zvogëlojnë sasinë e vaksinave në treg kundër virusit A/H1N1, për shkak të numrit të vogël të njerëzve që duan të vaksinohen.
Kjo nënkupton kthimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave tek kompanitë farmaceutike që i kanë prodhuar, e për pasojë humbje të ndjeshme për kompanitë në fjalë.
Ndërkohë një studim i kryer nga një institut kërkimor amerikan tregon se disa proteina të caktuara, që gjenden në organizëm, kanë efekt të fuqishëm antiviral, gjë e cila mund të çojë në gjetjen e mjekimeve më efikase për gripin në përgjithësi dhe gripin e derrave në veçanti.
Deri më tash në gjithë botën nga gripi i derrave kanë gjetur vdekjen mbi 7.000 persona dhe mbi 700 mijë të tjerë janë infektuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se gripi i derrave mund të eliminohet deri kah mesi i vitit të ardhshëm, ndonëse për këtë nuk ka afate të sakta kohore.
Deri te ky konkludim ekspertët e OBSH-së kanë ardhur pas rënies së numrit të personave të prekur nga A/H1N1 në SHBA dhe Kanada