E Hënë, 2 Nëntor 2026

700 turistë të tjerë në Durrës

16/04/2005  DURRËS - Një anije e madhe me vizitorë të huaj është ankoruar në orët e paradites së djeshme në portin e Durrësit. Trageti gjigand “Albatros” krahas 356 anëtarë të ekuipazhit kishte edhe 714 turistë, pjesa më e madhe e të cilëve vinin nga Gjermania dhe vizitonin për herë të parë qytetin bregdetar. Vizitorët janë nisur nga Venecia dhe në lundrimin e tyre të gjatë do të kthehen në pikën e nisjes, pasi të vizitojnë bregdetin e Durrësit, Ishullin e Korfuzit dhe Pireun. Të huajt kanë qëndruar për disa orë në Durrës dhe kanë vizituar Amfiteatrin, Muzeun Arkeologjik si dhe pika të tjera të qytetit bregdetar. Kjo është vizita e dytë në harkun kohor të një jave dhe e treta brenda muajit mars, që me sa duket, ka shënuar edhe nisjen e sezonit turistik të vizitorëve të huaj, të interesuar për të njohur nga afër vendin tonë. Turistët kanë lundruar me një anije gjigande, të cilat shihen rrallë në brigjet e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›