Merr flak autobusi urban, alarm tek udhëtarët
16/04/2005 Amortizimi, shkak i zjarrndezjes
DURRËS - Djegia gjatë udhëtimit e një autobusi në Durrës ka shkaktuar panik tek udhëtarët. Autobusi, me targa DR 7361 A, pronë e Parkut të Udhëtarëve, ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe vetëm pak minuta më pas tymi dhe flaka ka përfshirë gjysmën e tij.
Në këtë autobus të linjës urbane Durrës-Porto Romano, udhëtonin shumë qytetarë, të cilët kanë dalë të palënduar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 14.00, të ditës së djeshme, në kohën që autobusi kthehej nga Porto Romano. Tymi është dalluar nga shoferi i autobusit, i cili, pasi është ndaluar për të parë shkakun e daljes së tymit, ka urdhëruar që qytetarët të lënë autobusin dhe të nxitojnë për të dalë jashtë tij.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nuk ka pasur asnjë qytetarë të dëmtuar, ndërsa zjarri është fikur për më shumë se 40 minuta pas rënies.
Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe reparti zjarrfikës, ndërsa grupi hetimor i policisë së Durrësit ka përcaktuar se zjarri ishte provokuar nga shkëndia në baterinë e autobusit.
Në linjën Durrës-Porto Romano, parku i udhëtarëve në Durrës ka vënë në shërbim autobus të amortizuar, pa xhama dhe të keqmbajtur. Madje, shumë nga drejtuesit e këtyre autobusëve refizojnë të udhëtojnë në këtë linjë, ndërsa numri i rrugëve që bëjnë autobusët në këtë linjë është lënë në dëshirë të shoferëve. Ndonëse qytetarët kanë shfaqur herë pas here ankesa në bashki, ku kanë bërë të qartë si mosrespektimin e orarit edhe kushtet e papërshatshme të udhëtimit, situata vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje. Për këtë arsye, jo vetëm qytetarët e tjerë, por edhe ata që kanë prerë abone marrin furgonët për të zbritur në qendër, ose për të shkuar në Porto Romano.