E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet tenderi i policisë,reagojnë konkurrentët

16/04/2005  Data e zhvillimit ishte lajmëruar për dje

FIER - Shtyrja e ditës së zhvillimit të tenderit, "Për riparim dhe mirëmbajtje rutinë të automjeteve" në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, nuk ka kaluar pa komente.

Firma "Nuhaj", ka qenë kundër ndryshimit të datës së zhvillimit të tenderit, pasi nuk është njoftuar më parë. Sipas përfaqësuesit të firmës, data ndryshohet qëllimisht për të favorizuar në tender ndonjë firmë tjetër.

Por, burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier thonë të kundërtën. Sipas komunikatës për shtyp të policisë fierake (që merr shkas nga ky reagim i firmës "Nuhaj"), nisur nga kërkesa e bërë nga firma "Nuhaj" sh.p.k, e datës 11.04.2005, për modifikimin e dokumenteve të tenderit të hapur, të datës 15 prill të këtij viti, në ora 9.00, me objekt prokurimi "Riparim dhe mirëmbajtje rutinë të automjeteve" me vlerë 1,5 milionë lekë (të reja), Komisioni i Verifikimit të Ofertave në këtë Drejtori është mbledhur më 13 prill dhe ka shqyrtuar kërkesën e kësaj firme për modifikim dokumentesh të tenderit në kapitullin "Kërkesat për kualifikim".

Burimet nga ky Komision bëjnë të ditur se, për të rritur pjesëmarrjen e sa më shumë firmave në këtë tender, në bazë të ligjit 7971, datë 26.07.1995 "Për modifikimet në dokumentet e Tenderit" me të gjitha ndryshimet, neni 28, bëri modifikimin në kërkesat për kualifikim të firmave pjesëmarrëse, duke shtuar si kërkesë "numrin e punonjësve të siguruar të firmës nga 10 që ishte në 5".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›